“Do të jemi të fortë para kujtdo që dëshiron të na shkatërrojë. Kushdo që përpiqet të na godasë do të marrë një përgjigje jashtëzakonisht të fuqishme”, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu duke komentuar kërcënimet që pasuan vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
“Ai ishte përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm dhe kontribuoi për destabilizimin e disa vendeve. Izraeli qëndron në anën e SHBA”, theksoi Netanyahu.
Ky reagim i kryeministrit izraelit vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA dhe Iranit, si dhe pas sulmit të ditës së sotme ndaj një baze ushtarake në Irak.