Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se sipas planit të paqes të Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, kryeqyteti i Palestinës duhet të jetë Abu Dis, duke konfirmuar se Jeruzalemi është kryeqyteti i pandarë i Izraelit.
Televizioni izraelit Makan 33 që e raportoi këtë fakt, tha se Abu Dis ndodhet në periferi të Jeruzalemit.
“Izraeli do të sundojë në të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor”, u citua të thoshte Netanyahu.
Ai gjithashtu tha se SHBA kishte vendosur kushte që palestinezët të fillojnë negociatat, përfshirë njohjen e detyrueshme të shtetit hebre, njohjen e sovranitetit të Izraelit në Jeruzalem dhe heqjen dorë nga e drejta për t’u kthyer refugjatët palestinezë.
Sipas tij, SHBA u kërkon palestinezëve në Gaza dhe që të çarmatosen.
Palestinezët gjithashtu kërkohet të ndalojnë ngritjen e padive kundër Izraelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, dhe që Palestina nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare pa miratimin e Izraelit.
“Në të njëjtën kohë, Izraeli do të vendos ligjet e tij në Luginën Jordan, në të gjitha vendbanimet hebraike në Judea dhe Samaria dhe të gjitha zonat që i përkasin Izraelit sipas planit”, tha Netanyahu.
Netanyahu tha gjithashtu se Izraeli premtoi të mos ndërtojë vendbanime të reja hebreje ose të zgjerojë ato ekzistuese në Zonën C në Bregun Perëndimor të okupuar në katër vitet e ardhshme.
Trump dhe Netanyahu zbuluan më parë përmbajtjen e planit të paqes në Lindjen e Mesme, për të cilën kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se është shansi i fundit për palestinezët dhe shtetin e pavarur palestinez.
Por plani ka provokuar pakënaqësi nga pala palestineze. Lëvizjet Fatah dhe Hammas e kundërshtuan atë dhe shpallën rezistencë.