Kryeministri i Izraeli Benjamin Netanyahu ka shpalosur planet për aneksimet e reja në Lartësirat e Golanit.
Fillimisht, vendbanimet e kontestuara pritet t’i emërojë “Donald Trump”, dhe më pas të populloj ato territore me kolonizues të rinj.
Emërimi “Donald Trump” është një formë për të falënderuar presidentin amerikan për dakordimin e tij mbi aneksimin e territorit që dikur ishte pjesë e Sirisë.
“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.
Por jo të gjithë pajtohen me miratimin e Trump në SHBA. Senatorë të shumtë nga radhët e të dy partive kanë kundërshtuar njëzëri lëvizjen e re të Izraelit e cila nuk mbaron me Lartësirat e Golanit.
Planet për të boshatisur fshatrat palestineze dhe për të ndërtuar vendbanime me hebrenj ka kohë që kanë marrë formë, ndonëse të kundërshtuara ndërkombëtarisht dhe të dënuara edhe me rezoluta në OKB.
Të gjitha këto lëvizje shihen si proces i shkatërrimit të mundësisë për zgjidhje me dy shtete, mundësi kjo e lënë në gjysmë për disa herë radhazi.
Ende nuk ka pasur asnjë ndërmjetësues ndërkombëtar që ka afruar procesin e paqes deri në prag. E në anën tjetër, kritikët thonë se ka kohë që shteti izraelit nuk ka pasur përkrahje kaq të madhe nga ndonjë president amerikan, sa ka nga Donald Trump aktualisht.