Bota 10 mijë roje për të ruajtur BE, Manfred Weber nuk e ka...

10 mijë roje për të ruajtur BE, Manfred Weber nuk e ka Ballkanin në agjendë

Edhe pse përjashtoi mundësinë e zgjerimit nën udhëheqjen e tij, perspektiva europiane e Ballkanit përmendej qartë në platformën politike të Jean Claude Juncker-it si President i Komisionit Europian.

Por Manfred Weber, lideri i Partisë Popullore Europiane, që pritet të zëvendësojë Juncker-in në këtë post, duke se nuk e ka aspak Ballkanin në agjendën e tij.

Në platformën e bërë publike së fundmi, përmendën 12 pikat kryesore që do të përbëjnë edhe prioritetet e Weber. Në krye të listës është blindimi i kufijve të jashtëm europianë me 10 mijë roje deri në vitin 2022.

Kandidati i qendrës së djathtë zotohet gjithashtu të ndërpresë bisedimet e anëtarësimit më Turqinë. Qëndrimin e tij sa i përket çështjes, europarlamentari e shprehu edhe gjatë një interviste për Euronews, të martën.

“Ne duam të kemi një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme me Ankaranë por mendoj se duhet të tregohemi të ndershëm e të pranojmë se Turqia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, tha Weber.

Turqia ka qenë kandidate për t’iu bashkuar unionit që prej vitit 1999. Bisedimet për anëtarësim nisën në tetor të vitit 2005, por ngecën në 2016-tën, pas atyre që Brukseli i sheh si hapa prapa sa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe përkeqësimit të pavarësisë se gjyqësorit.

Weber u zotua gjithashtu të luftojë nacionalizmin nga e majta dhe e djathta.