Neymar donte me çdo kusht të kalonte te Barcelona, por katalanasit nuk ushtruan sa duhej presion për të blerë brazilianin. Ylli i PSG-së ushtroi presion mediatik te klubi, bëri çdo gjë të mundshme që të rikthehej në Camp Nou, por nuk gjeti të njëjtën dëshirë nga klubi katalanas.
Ai priti deri në momentin e fundit drejtuesit, por në fund u zhgënjye shumë dhe vendosi që të qëndronte në Paris. Vendimi u mor së bashku me miqtë dhe familjen e tij. Neymar është ndjerë i fyer nga oferta e Barcelonës duke ditur se Dembele nuk dëshironte të kalonte në Paris, por dhe për shkak të vonesës.
Deklarata e Leonardos se Barcelona nuk kishte bërë aspak presion dhe kishte depozituar vetëm një ofertë të papërfillshme bëri që Neymar të qëndronte. Braziliani ka qenë gjithë kohën duke biseduar me Lionel Messin. Ky i fundit u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të ushtrojnë presion për ta blerë, por në fund marrëveshja nuk është arritur.