Extra Nga Madona te Nicole Kidman, yjet që kanë frikë nga rrezet e...

Nga Madona te Nicole Kidman, yjet që kanë frikë nga rrezet e diellit

Duke e ekspozuar veten në rrezet e diellit, sigurisht në mënyrë të kujdesshme dhe me mbrojtjen e nevojshme, i lejon trupit të marrë një ngjyrë bronzi dhe përmbush nevojën për vitaminë D, një substancë themelore për trupin tone. Por ka nga ata që kanë shpallur “luftë” të hapur rrezet e diellit dhe nuk i preferojnë aspak si personazhet e famshme që do të përmendim më poshtë:

Madonna

Këngëtarja e cila sapo ka mbushur 62 vjeç më datë 16 gusht ka treguar në një intervistë se nuk e ekspozon kurrë veten në rrezet e diellit. Ajo përdor një krem mbrojtës me vlerë 1500 dollarë dhe gjithmonë në plazh vesh fustane të gjatë, gjithashtu ka dy persona që e shoqërojnë e detyrën për t’i bërë hije.

Nicole Kidman

Thjesht shikoni në fytyrën e saj për të kuptuar se ajo nuk është një tifoze e madhe e rrezeve. Ylli i filmit, pavarësisht se, për ironi, e lindur në Honolulu, Ishujt Havai, nuk e ka aspak qejf diellin. Nëse detyrohet të ekspozojë veten në rrezet e diellit, ajo përdor një mbrojtje 100 % për të mbrojtur lëkurën e saj.

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Dy aktorët e bërë të famshëm nga “Twilight” ndajnë të njëjtën intolerancë totale ndaj rrezeve të diellit.

Charlize Theron

Aktorja ka deklaruar se gjithmonë e ka gjetur veten më të bukur të zbehtë dhe pa grim. Për këtë arsye, që kur ishte një vajzë e re, ajo gjithmonë ka shmangur ekspozimin ndaj rrezet e diellit dhe nuk ka ndërmend të fillojë ta bëjë këtë tani që është një grua e rritur.

Këshillat e ekspertëve nuk janë të ndjekin shembullin e tyre. “Sinteza e vitaminës D nga trupi, e aktivizuar nga ekspozimi në rrezet e diellit, kontribuon në 80-90% të marrjes së vitaminës D. Futja e vitaminës D me ushqime mbulon 10-20% të kërkesës. Nga kjo rrjedh se marrja e vitaminës D nga ushqimet në përgjithësi nuk është e mjaftueshme dhe se ekspozimi i moderuar në diell është gjithmonë metoda më e mirë”, shpjegon Dr. Renato Masala, endokrinologe në Top Doctors.