Bota Ulen lehtë rastet e reja me Covid në Itali

Ulen lehtë rastet e reja me Covid në Itali

Pas disa ditësh rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, Italia shënon një përmirësim në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 953 persona janë infektuar me koronavirus gjatë ditës së fundit, krahasuar me 1210 që ishin ditën e diel. Gjithashtu 4 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që një ditë më parë ishin 7.

Që nga nisja e pandemisë në Itali raportohen 35.441 viktima, ndërsa të prekurit nga virusi vdekjeprurës i kalojnë 260 mijë.