Extra Nga pandat te pinguinët: 9 kafshët që mund të zhduken përgjithmonë

Nga pandat te pinguinët: 9 kafshët që mund të zhduken përgjithmonë

Një dokumentar i rrëfyer nga aktori i mirënjohur amerikan Morgan Freeman, tregon një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me atë që studiuesit i quajnë specie në zhdukje. Këto janë disa nga kafshët që rrezikojnë të zhduken përgjithmonë, dhe për të cilat është pothuajse shumë vonë.

1 – Lemursët e Madagaskarit

Hulumtuesit thonë se sot, lemursët janë grupi më i kërcënuar gjitar në Tokë, sipas një artikulli të kohëve të fundit në revistën Science. Përveç përpjekjeve kombëtare të ruajtjes, ato janë një specie që nuk do t’i rezistojnë kohës

 2 – Panda gjigande

Më pak se sa 1600 panda gjigande kanë mbetur sot në botë, duke e bërë atë ariun më të rrallë që ekziston. Gjatë një vizite të fundit në Kinë, ishte Zonja e Parë Michelle Obama ajo që vizitoi e ushqeu disa panda gjigande në një Kopsht Zoologjik

 3 – Ariu Polar

Arinjtë polarë janë konsideruar specie të rrezikuara për shkak të habitatit të tyre në detet e akullta, nëpërmjet të cilave duan të kapin prenë e tyre. Por duke qenë se atop o shkrijnë, detyrohen të notojnë më gjatë dhe të jenë vazhdimisht në kërkim të prerëve të tyre.

4 – Pulat “Prairie”

Kjo lloj pule është më e njohur në tokën amerikane, sidomos në zonën e Uiskonsin. Më 27 mars, administrate e Obamës e cilësoi këtë si një kafshë në zhdukje, pas regjistrimit të numrit më të vogël të ekzistencës së këtyre kafshëve.

5 – Luani afrikano-perëndimor

Në janar 2014, hulumtuesit zbuluan se luanët në Afrikën Perëndimore janë zhdukur pothuajse, me vetëm 400 të mbetur gjithsej, sipas një organizate jo fitimprurëse që ka shpenzuar 6 vitet e fundit duke i ndjekur luanët.

6 – Elefantët xhuxhë

Të gjendur në zonën verilindore në afërsi të gadishullit Malaj, elefantët xhuxhë, janë gjitarët më në zhdukje në botën e elefantëve. Kërcënimet më të mëdha të habitatit të tyre, vjen nga ndërtimi i plantacioneve me vaj palme që ka çuar në konfrontimin mes njerëzve dhe elefantëve.

7 – Pinguinët Galapagos

Pinguini Galapagos është listuar në emrat e specieve në zhdukje pjesërisht për shkak se mbijetesa e tyre është kërcënuar nga ngrohja e ujërave që shkakton mungesë ushqimi. Të gjendur në ishujt Galapagos, janë gjithashtu të vetmet specie pinguinësh të gjetur ne Ekuator.

8 – Leopardi i dëborës

Leopardët e dëborës në malet e Azisë Qëndrore janë njohur si specie në zhdukje që nga viti 1972 për shkat të tregtimit të paligjshëm të leshit.

9 – Balenat

Të gjendura në oqeane, veçanërisht në hemisferën jugore si dhe në Oqeanin Atlantik e Paqësor, balenat po pakësohen gjithnjë e më shumë. Ato shpeshherë janë goditur nga anijet. Megjithatë numri i tyre është rimëkëmbur pak për shkak të ndalimit me ligj të gjuetisë së balenave.