Bota Nga “qyteti i përjetshëm”, në qytetin e shkretë: Roma zbrazet nga frika...

Nga “qyteti i përjetshëm”, në qytetin e shkretë: Roma zbrazet nga frika e koronavirusit

E quajnë “qyteti i përjetshëm”, por në ditët e fundit nuk ka fare gjallëri. Në Romë, kryeqytetin e Italisë, zakonisht turistët mbushin rrugët she sheshet kryesore. Por ditët e fundit, pikat kryesore turistike janë të shkreta, për shkak të frikës nga koronavirusi. Koloseu, “Fontanda di Trevi”, shkallët spanjolle dhe vende të tjera ikonë të qytetit shkelen këto ditë nga shumë pak persona.

Italia është shteti i tretë në botë për numrin e të infektuarve, dhe i pari në Europë. Deri tani janë konfirmuar 5883 raste dhe 233 viktima. Kjo bëri që Kryeministri Conte të firmoste një dekret për izolimin e 15 krahinave në Italinë e veriut, me rreth 16 milionë banorë.