Një dokument i “Combating Terrorism Technical Support Office” , degë e Pentagonit që merret me armatimet antiterror të së ardhmes, ka prezantuar zyrtarisht “dëshirat” e botës së teknologjisë ushtarake me një afat ekstremisht të afërt: fillimi i tetorit 2019. Sipas Paul Rosenzweig, ekspert i sigurisë kombëtare, disa prej pajisjeve janë të realizueshme vërtetë në kohë të shkurtër.
Por cilat janë 6 pajisjet e kërkuara nga Pentagoni:
Shikues përtej murit
Kërkesa është e e qartë, operacionet taktike kërkojnë aftësinë për të dalluar qënie njerëzore brenda një strukture të mbyllur, pa hyrë në godinë me personel apo me makineri.
Me teknologjinë e sotme në fakt, vijon dokumenti, për të dalluar personat që ndodhen në godina, duhet hyrë fizikisht me një ekip opse me makineri të dedikuara.
Ndaj kërkohet një pajisje e re, shpjegon Pentagoni, me aftësinë për të njohur në kohë reale dhe në mënyrë tredimensionale personat që fshihen në një godinë, duke bërë dallimin se kush është i armatosur e kush jo.
Sistem njohje vizuale në distancë të gjatë
Edhe pse janë bërë instrumente për përdorim të zakonshëm, për forcat ushtarake dhe policore, sistemet e njohjes kanë një limit të madh: në distanca të largëta humbasin rezolucionin.
Ndaj Pentagoni kërkon një teknologji të re që është në gjendje që të bëjë njohjen e fytyrës me rezolucion të lartë në një distancë deri në 300 metra.
Pajisja duhet të peshojë më pak se 16 kilogramë, të futet në një çantë dhe jetë në gjendje që të bëjë krahasimin e imazheve të kapura me ato që janë të disponueshme në burime të tjera si telekamera apo rrjete sociale.
Shikues nate me ngjyra
Pentagoni vë në dukje se pajisjet e shikimit të natës së Forcave të Armatosura, ato me dimensione të vogla që montohen në helmetë, japin imazhe jeshile dhe me cilësi të ulët.
Sisteme individuale alarmi që mund të vishen
Në disa vende, ambasadat amerikane pësojnë vazhdimisht sulme, nënvizohet në dokumentin e Pentagoni. Por gjatë emergjencave sistemet e sigurisë së selive diplomatike i bien alarmit me volum shumë të lartë, si ai i antizjarrit, duke ua bërë të ditur edhe terroristëve se objektivi i tyre është në fazë alarmi. Ajo që kërkohet tashmë është një dispozitiv individual që vishet, që i shpërndahet çdo punonjësi të ambasadës e që është në gjende që të lajmërojë për një rrezik pa alarm akustik; thjeshtë me një dridhje apo presion.
Detektor i lëvizshëm për objekte jo metalike
Detektorët metalikë që mbahen funksionojnë mirë vetëm për të dalluar objektet metalike. Ndaj ka nevojë urgjente për një pajisje të vogël që mund të mbahet me vete dhe që është në gjendje që të dallojë objekte edhe jometalike të fshehura në veshje apo në xhepa. Duhet të peshojë më pak se 600 gram, të punojë mirë edhe pa kontakt fizik me subjektin që kontrollohet dhe të jetë në gjendje të dallojë anomalitë.
Sisteme të armatosura nënujorë antidron
Kërcënimi më i madh për anijet dhe nëndetëset janë dronët nënujorë. Vetë Marina Amerikane ka krijuar dronë speciale në gjendje për të dalluar dhe për të shpërthyer mina detare, për të monitoruar brigjet dhe për të mbledhur të dhëna të çdo lloji. Problemi është se, nënvizon Pentagoni, nuk janë zhvilluar sisteme antidron detarë.