Sport Nga ushtar sovjetik në listën e njerëzve më të pasur në botë

Nga ushtar sovjetik në listën e njerëzve më të pasur në botë

Futbolli europian ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Sot, presidentë të klubeve janë njerëz që nuk kanë aspak lidhje me historinë e klubeve që blejnë. Njëri prej tyre është edhe protagonisti i këtij lajmi. Ai është president i një prej skuadrave më të mira të kampionatit anglez dhe Evropës.

Bëhet fjalë për Roman Abramovich, miliarderi rus i cili falë parave të fituara nga nafta u bë pronar i Chelsea në vitin 2003. Duke përfituar nga kriza e rëndë që kishte përfshirë klubin londinez, Abramovich bleu yje (Makelele, Verón apo Drogba) për të ngritur ekipin blu në nivele që nuk i kishte arritur kurrë më parë.

Por, origjina e Abramovich është e njëjtë me atë të çdo rusi të periudhës së viteve ’60 dhe ’70.

Roman ishte pjesë e ushtrisë sovjetike në rininë e tij dhe profili në Twitter “Footballtime&nation” ka publikuar një foto të vjetër të manjatit rus.