Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një stan në Burrel, ku një djalë i mitur u vetëvra aksidentalisht me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në një zonë të malit Skënderbeg, ndërsa i mituri dyshohet se po luante me armën e zjarrit që ndodhej në stan.
Shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.