Bota Ish-e dashura padit ish-mbretin e Spanjës për “përgjim të paligjshëm”

Ish-e dashura padit ish-mbretin e Spanjës për “përgjim të paligjshëm”

Corinna zu Sayn-Wittgenstein nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ajo që beson se ai i detyrohet asaj, aq më pak duke nënvizuar sjelljen “e papërshtatshme dhe kërcënuese” nga ana e ish-të dashurit të saj, ish-Mbretit të Spanjës, Juan Karlos.

Gruaja, e cila u takua me mbretin në një udhëtim gjuetie në Angli, ka filluar një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë të kryeqytetit britanik, duke pretenduar se ajo ishte monitoruar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me urdhër të mbretit.

Ajo po kërkon dëmshpërblim të pacaktuar – disa miliona euro, sipas zërave të shtypit – dhe një urdhër ndalimi kundër Juan Carlos dhe shërbimeve sekrete spanjolle.

Sipas prestigjiozes “Financial Times”, apeli u paraqit që në dhjetor të vitit të kaluar, por lajmi tani është konfirmuar.

Hapi i parë për Gjykatën e Londrës do të jetë marrja në konsideratë e juridiksionit të çështjes, duke qenë se Juan Carlos nuk jeton në Britaninë e Madhe dhe ka qenë sundimtar i një vendi tjetër.

Ekipi i tij ligjor, ende nuk i është përgjigjur akuzave, megjithëse mbreti ka bërë të ditur se ai e konsideron veten të pafajshëm dhe se nuk ka miratuar ndonjë qëndrim të paligjshëm ndaj Corinna-s.

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos dhe Corinna zu Sayn-Wittgenstein gjatë një evenimenti në Barcelonë në 2006

Sipas rindërtimit të ofruar në Gjykatën e Lartë, Sayn-Wittgenstein ka qenë viktimë e abuzimeve jo indiferente “nga viti 2012 deri më sot”, duke përfshirë kërcënime, shpifje dhe mbikëqyrje të fshehtë dhe të qartë nga agjentët e dërguar nga mbreti dhe nga shërbimet sekrete spanjolle.

Në qendër të çështjes, është edhe një pagesë prej 65 milionë euro e bërë për Corinna-n nga Juan Carlos në vitin 2012, duke përdorur fonde nga mbreti i Arabisë Saudite Abdullah (i cili vdiq në 2015).

Juan Carlos, sipas Corinna-s, e kishte organizuar pagesën, sepse ai donte të sigurohej që ajo dhe fëmijët e saj të kishin diçka për të jetuar. Ai kishte frikë se pas vdekjes së tij, familja do të kundërshtonte çdo të të hollë të mbetur në favor të tij.

Por disa kohë më vonë, Juan Carlos ka kërkuar kthimin e fondeve. Kur Corinna refuzoi, mbreti e akuzoi atë për vjedhje të parave dhe përhapjen e thashethemeve jo vetëm midis familjes së saj, por edhe midis bashkëpunëtorëve të saj dhe familjes mbretërore Saudite.

Një shpifje që do të kishte rezultuar në një humbje serioze ekonomike dhe profesionale për Sayn-Wittgenstein, e cila me profesion është një këshilltare strategjike për grupet industriale dhe financiare, si dhe individë me të ardhura të larta. Kërkesa për kompensim, përqendrohet në aspektin profesional. Por ka edhe më shumë.

Përfundimi i marrëdhënies midis Corinna-s dhe Juan Carlos në vitin 2009, nuk i dha fund kërcënimeve dhe kjo është arsyeja pse Sayn-Wittgenstein i kërkon Gjykatës së Lartë një urdhër që të parandalojë mbretin, dhe kushdo që të jetë në lidhje me të, për t’u afruar më shumë se 150 metra nga shtëpitë e saj.

Corinna, në fakt, ka frikë për sigurinë e saj: ajo pretendon që Qendra Kombëtare e Inteligjencës Spanjolle dhe drejtori i atëhershëm, Felix Sanz Roldan, e mbanin atë nën vëzhgim, duke kaluar kufijtë e pronës së saj dhe duke monitoruar kompjuterin, telefonin dhe familjen e saj.

Juan Carlos, i ka thënë, se nëse ajo nuk do të kishte bërë atë që i kërkonte ai, “pasojat nuk do të ishin të mira për të”, ndërsa në vitin 2012, gjatë një takimi në Londër, Sanz Roldan ka njoftuar se “ai nuk mund të garantonte sigurinë e saj fizike dhe të fëmijëve të saj”.

Procesi gjyqësor i Londrës, është vetëm skandali i fundit që përfshin Juan Carlos, i cili pavarësisht se ka abdikuar në favor të djalit të tij Felipe në vitin 2014, mbetet një prani e rëndë në një familje mbretërore në kërkim të stabilitetit dhe popullaritetit.

Vitin e kaluar, ish-sovrani u largua nga Spanja për në Abu Dhabi, kur Gjykata e Lartë spanjolle filloi një hetim mbi ryshfetet e pretenduara në një projekt të trenave me shpejtësi të lartë.