Një person raportohet se ka vrarë bashkëshorten në Vlorë këtë të martë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pak para orës 13:00, ku pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44-vjeçare, shtetasen Laureta Sula.
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së çiftit, në servisin e automjeteve në pronësi të tyre.
44-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton spitali se ka ndërruar jetë.
Mësohet se ka qenë vetë autori i krimit të rëndë, i cili ka njoftuar policisë dhe më pas është arrestuar.