Një nga ngjyrat që mbizotëron në sezonin e pranverës, përveçse e bardha dhe ngjyrat e tjera të ndezura, është edhe ngjyra lejla.
Ngjyra lejla është një ngjyrë mjaft e veçantë dhe tërheqëse. Është një ndër ngjyrat më të admiruara nga shumë vajza.
Kjo ngjyrë sipas ekspertëve të Pantone-s, “komunikon origjinalitetin, zgjuarsinë dhe mendimin vizionar që na çon drejt së ardhmes”.
Të dini të kombinoni ngjyrën lejla nuk është gjithmonë e lehtë për një femër, veçanërisht ata që ndjekin modën. Përmes një galerie më poshtë, ju tregojmë kombinimet e mundshme me këtë ngjyrë. Nga nuancat e errëta deri tek veshjet më ngjyrë të çelura.