Aktualitet Nipi i Klement Balilit, flet për filmimet e “Santa Quarantës”: Ja kush...

Nipi i Klement Balilit, flet për filmimet e “Santa Quarantës”: Ja kush ishte ministri që vinte vazhdimisht në kompleks

Del në skenë nipi i të shumëkërkuarit Klement Balili.

Rigels Balili flet për News 24 lidhur me akuzat e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe deklaron se s’ka parë asnjë deputet apo ministër në kompleksin “Santa Quaranta”. Sipas tij, i vetmi ministër që e frekuentonte rregullisht ambientin luksoz ishte vetë Manjani ndërsa ka pohuar se ministrin e Financave Arben Ahmetaj e ka parë vetëm një herë.

“Nuk kam parë ministra apo deputetë me femra në kompleks.  Ministri Ahmetaj ka ardhur vetëm kur u inagurua kompleksi. Manjani është i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin tonë. Manjani rrinte gjithë verës te ne e pushonte, vinte me familjen e tij. E njoh personalisht Manjanin dhe familjen e tij. Kushdo mund të verifikojë filmimet. I kemi të gjitha filmimet e para dy muajve, prej dy muajsh serveri është me defekt, nuk punon”, është shprehur nipi i Balilit.