Një grua 107-vjeçare nga Turqia është shëruar nga koronavirusi, duke u bërë pacientja e dytë e të njëjtës moshë që e kapërcen sëmundjen.
Havahan Karadeniz u pranua në një spital të Stambollit javën e kaluar, pasi pati simptoma të virusit.
Nga spitali doli në datën 13 prill dhe tha: “Spitali ishte i mirë, mjekët ishin të mirë. Do ia them të gjithëve se sa i mirë ishte stafi”.
Havahan mendohet se është pacientja më e moshuar në botë që mund sëmundjen, pas 107-vjeçares holandeze Cornelia Ras, e cila u shërua javën e kaluar.