Nga Zamira Çavo
Jam e bindur që një pjesë e madhe e njërëzve janë të zhgënjyer nga elita politike. Une e vendos veten në krye të kësaj liste. Po unë nuk jam thjeshtë e zhgënjyer , jam tejet e revoltuar:
– me elitën politike, që për cdo gjashmujor elektoral kujtohet për popullin dhe atëherë jo për ti shërbyer por për ti mashtruar.
– me gazetarinë shqiptare që është po kaq përgjegjëse sa politika për situatën e vendit dhe helmimin që u ka bërë njerëzve sipas preferencave të tyre politike.
-me median e e blerë, e cila e ka pak të quhet mjet i shfarosjes në masë të intelektit njerëzor.
– me institucionet që funksionojnë sipas midesë së politikës.
– me shoqërinë civile, e cila hesht kur duhet të bërtasë dhe bërtet kur duhet të heshtë.
– me Presidentin, atë që po ikën dhe atë që po vjen, sepse Asnjeri nuk më ka përfaqësuar për shkak të ekstremizmit politik që shfaq.
-me intelektualët që kurrë nuk arrijnë të bëhen dot bashkë për ti dhënë vendit një alternativë tjetër por vetëm grijnë sallatë duke dhënë mëndje ( edhe me veten jam e revoltuar).
E megjithatë do VOTOJ, jo thjeshtë se e gjykoj detyrë qytetare, por ka edhe një arsye që unë e konsideroj madhore: DUA të bëhet VETINGUUU. Uroj dhe shpresoj që të bëhet. Ndaj do VOTOJ.