Kryeministri Edi Rama ka ftuar në Kryeministri profesoreshën e Inixhinierisë së Ndërtimit, Luljeta Bozon.
Rama shpreh vlerësimin për të, për argumentet shkencore në situatën që u përball vendi nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Ndër të tjera, Rama vuri në pah punën e saj për të qetësuar njerëzit pas tërmetit.
“Falënderim i posaçëm inxhinieres, Luljeta Bozo, e cila vullnetarisht u përball me argumente shkencorë e me kulturë të lartë qytetare, në tendat e debateve absurde mediatike gjatë ditëve më të rënda, duke ndikuar pozitivisht mbi shpirtrat e trazuar dhe mendjet e ngritura të njerëzve të zakonshëm”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.