Extra Një francez misterioz fiton 200 mln euro në lotari, i dhuron për...

Një francez misterioz fiton 200 mln euro në lotari, i dhuron për mjedisin

Një burrë francez fitoi lotarinë EuroMillions në Francë dhe shumën prej 200 milionë eurosh e dhuroi për bamirësi ndaj natyrës.

Paratë do të përdoren për të ngritur një fondacion mjedisor që do të mbrojë pyjet dhe do të nxisë biodiversitetin.

Personi që ka bërë dhurimin ka kërkuar të mbetet anonim.

“Ëndrra ime nuk ka qenë kurrë të blej varka, kështjella apo makina të tjera sportive, por të jem i dobishëm dhe t’u jap kuptim këtyre parave”, thuhet në letrën të hapur që shkroi bamirësi.

Fondacioni quhet Anyama, njësoj si një qytet në Bregun e Fildishtë. Mësohet se ai ka jetuar atje, megjithëse nuk dihet asgjë më shumë për lidhjen e tij me vendin e Afrikës Perëndimore.

Mediat franceze kanë zbuluar se burri në fjalë është një pensionist që jeton në jug të Francës. Ato raportojnë se zotëria blinte vazhdimisht bileta lotarie, pikërisht për të realizuar ëndrrën e tij, fitoren e një shume të madhe parash dhe realizimin e një fondacioni bamirësie për mjedisin.