Nuk ndalen kërkimet intensive në Thumanë, Durrës aty ku tërmeti ka shkaktuar dëmet më të mëdha si në njerëz ashtu edhe në dëme materiale.
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë bërë pjesë e këtyre operacioneve edhe me ndihmën e qenve të kërkimit, të cilët Shqipëria nuk i ka si kapacitet në rastet e emergjencave.
Burime pranë ekipit shpëtues bëjnë me dije se qeni hero deri më tani ka gjetur dhe shpëtuar 3 persona.
Ndërkohë raportohet për 23 persona të vdekur dhe disa të tjerë raportohet se janë nën rrënoja.