Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, në mesin e të cilëve edhe një infermier tjetër i cili ka fituar sot betejën me infeksionin COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se janë 42 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19.
“Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë. Edhe 1 infermier është shëruar nga COVID-19, mes 11 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 42 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19”, tha Manastirliu.
Deri tani janë 356 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.