Aktualitet Një këndvështrim për zhvillimin e turizmit në Rivierën e Vjosës së Memaliajt...

Një këndvështrim për zhvillimin e turizmit në Rivierën e Vjosës së Memaliajt dhe më gjerë

[1]- “Unaza e Vjosës”: Dihet, që memaliotët gjithmonë e kanë ëndërruar një unazë që fillon nga “Pllaja”, në të djathtë mbi “Shkëmbin e Balenës”, e deri tek “Ura e Parë”. Unaza, duhet të jetë rrugë e gjerë me dy kalime në qarkullim të kundërt me njëra-tjetrën dhe me nga një korsi për ata që do përdorin biçikletat, si vendasit dhe turistat. Trotuar do ketë nga të dy anët. Trotuari nga ana e buzës së lumit, duhet të jetë disi më i gjerë dhe i pajisur me stola, pasi do ketë më shumë kalimtarë që do të sodisin “Rivierën Vjosa”.

Nga ana tjetër e rrugës, do jenë të lejueshme ndërtimet, ku do të jenë, lokale, motele, bujtina, fusha tenisi, park luna për t’u argëtuar fëmijët, të cilën mund ta ndërtojnë investitorët që do të kenë interes me kalimin e kohës, …etj. Rruga duhet të jetë me driçim dhe mundësisht me çdo shtyllë neoni e paisur me panel diellor për t’i dhënë elektricitet neonit ndriçues. Përgjatë rrugës duhet të ketë edhe tabela orientuese si: “Kasaphana”, “Kampi”, “Arganella”, “Vaja”, dhe “Hakia”. Tabelat ku fillon dhe përfundon kufiri i njërës rivierë dhe fillon i tjetrës, do të jetë i përbashkët (ose të veçanta) të mbajtur në një tubo, por në tabelë do jetë gjysma me emrin e një krahu dhe me shigjetën nga ku vazhdon dhe emri i tjetrës në drejtim të kundërt.

Tek vendet si: “Shkëmbi Balenës”, “Shkëmbi me Rrap”, “Shkëmbi Adushit”, “Shkëmbi Rosave”, “Këmba e Pasarelës”, “Kampi”, “Vaja”, “Arganella”, “Çezmat e Sokratit”, “Shkëmbi Polakut”, “Ura e Parë”, “Kepi Fosforit” dhe “Shkëmbi Fosforit”, do të jetë e mira që të kenë nga një tabelë në rrugë, mbi vendet ku ndodhen dhe me shigjetë treguese drejtë vendndodhjes së toponimit. Rruga duhet të ketë tre tabela orientuese me hartë të unazës dhe ndalesat që përshkruam: E para, do jetë tek pllaja mbi “Shkëmbin e Balenës”, ku do të jetë edhe “Ballkoni i Vjosës” ose të emërtohet, “Ura e Vjosës”, ku do të shkuaj në vazhdim sesi do jetë në projekt.

Tek “Shkëmbi Polakut”, në pamundësi të një shtatoreje të këtij inxhinieri polak, mbi trotuar, të vendoset një shkëmb sa një tavolinë ose më i madhë dhe të montohet një pllakatë hekuri që të mbajë mbishkrimin “Shkëmbi Polakut” dhe do e gjej emrin në shkrimet e mia dhe do e dërgoj. Kjo do sjellë shumë turista polakë. Dihet që do ketë edhe cicëronë në të ardhmen, ku do të udhëheqin guidat. Rruga në orare të caktuara të pasdites, do të jetë vetëm për kalimtarë dhe do ketë tip treni me disa vagona me rrota që do sajohen ose të gjenden në tregun perëndimor dhe të tërhiqen nga një zetor i vogël që do bëjë rrugën nga fillimi deri në fund dhe anasjelltas. Padyshim që ky lloj investimi, nëse nuk bëhet nga pala e të interesuare, le të bëhet nga Bashkia, e cila, jo vetëm që do të argëtojë pushuesit dhe do të hapë vende pune, por do të sigurojë edhe të ardhura për një buxhet më të mirë, në shërbim të komunitetit.

Në rrugën e unazës do ketë edhe biçikleta me katër apo gjashtë ndenjëse, ku secila ndenjëse ka pedalet e saj që ndihmojnë në grup, ecjen me biçikletë. Këto mund të sillen nga importi të siguruar nga Bashkia apo ata individë që duan të bëjnë tregtin. Tek “Ballkoni i Vjosës”, duhet të çohet një shtatore e Leonardo Di Caprio, pasi të nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Memaliajt” dhe “Shpëtimtari i Vjosës” apo “Djemtë e Vjosës”. Ai duhet të vlerësohet në një nga festat “Memaliaj na rrethon”. Kjo do bëjë bujë dhe do sjell shumë aktorë me famë botërore, të cilët janë miqtë dhe të njohurit e tij dhe më gjerë, paharruar edhe turistat. Duhet kopjuar shtatorja e Vjosës që është në muzeun qëndror të Tiranës, ku të jetë me përmasa të mëdhaja dhe të çohet aty tek “Kasaphana”, afër “Këmbës së Pasarelës” së papërfuduar. Nëse në sfond të shtatores së Vjosës, bëhet e mundur ndërtimi i katër apo i gjashtë kollonave të stilieve të hershme nga koha e antikitetit, do të jetë me shumë interes, pasi, jo vetëm përkon me lashtësin e Vjosës, por edhe i kthen më të gjallë, madhështinë. Kollonat duhet të jenë të larta dhe të modelit që janë ende edhe në qytetin antik të Apollonisë. Mundësishtë, kryet e kollonave, të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, me anë të një qemeri. Nga fotografitë që japin pamje nga “Spinarica, Porti detar i Apollonisë”, me aq sa shquhen kokat e padëmtuara të kollonave, duken që janë të stilit Korinthian, ndërsa zëvendësimi i dy kolloave të mesit, që do kenë qenë të dëmtuara, është bërë me atë të stilit Dorik, që ishin punimet e fisit Dorian të Epirit. Kjo do jetë bërë, për më shpejtë, shtjeshtë dhe pak shpenzime, pasi stili Korinthian, është shumë i ndërlikuar, për ta prodhuar në miniaturë, pasi kërkonë më shumë kohë, për të krijuar kallupet dhe bërë derdhjen në betonë (apo qeramikë). Sot, nëse kollonat do te jenë prej merrmeri, ka robotë që bënë filmimin e plotë atë që do të riprodhojë, dhe e skalit deri në detajin më të vogël. Robota të tillë kushtojnë disa miliona dollar. Nuk jemi në dijeni se një teknologji e tillë ka mbritur në Shqipëri, por në Amerikë, janë në përdorim nga kompanitë, që marrin prosi nga shteti dhe individë, që për një shtatore, kushton mbi 1.5 milion dollar. Në Shqipëri, shumë thjeshtë, arrihen duke i prodhuar prej betoni, duke dizanjuar modelin Dorik apo pak më artistik, që është ai i stilit Jonik (fisit Jonian të Epirit(ku artistët e fushës, dinë si t’i nxjerrin kallupet e modeleve.

Do të jetë me shumë interes dhe nga më të fotografuarat edhe një mbishkrim “VJOSA”, me gërma në beton, fleta metali apo i gjithi në konstrukt metali, ku gërmat të kenë ngjyrën blu ndërsa gërmën “O”, ta zëvendësojnë me një zemër, ku nga njëra anë të jetë e lyer komplet me të kuqe dhe në mes të ketë shqiponjën dykrenare, e cila thekson tek të huajt që Vjosa është shqiptare dhe është krenaria jonë, ndërsa në krahun tjetër të zemrës të pikturohet një sy i kaltër, si vetë Vjosa. Nëse nuk mund të zëvendësohet me një zemër, mund të lihet në vend gërma “O”, e cila do jetë e lyer me ngjyrën blu dhe nga një anë të pikturohet një zemër me shqiponjën ku si kornizë e zemrës, do të jetë ngjyra blu që i jepë forma e gërmës “O” dhe në krahun tjetër syrin e Vjosës, siç e theksuam më lartë. Kjo duhet të vendoset në anën e trotuarit nga krahu i Vjosës, që kur të merren kujtimet, të merren së bashku me rrjedhën e Vjosës. Besojmë se në beton, mund të jetë më e realizueshme dhe fuksionale, kur të vizitohet nga turistët, të cilët do bëjnë edhe fotografi. Sa më të mëdha gërmat, aq më mirë.

Duhet të mendohet për një rrethim mbrojtës nga krahu i trotuarit që kufizohet me Vjosën, pasi do të luaj një rol, jo vetëm për të mbrojtur frekunetuesit, por edhe për nga ana estetike. Rrethimi mund të bëhet, me tuba, dru, shtylla druri ku mbajnë dhe kalojnë dy litarë me vazhdimësi vija paralele ose e njëjta, por me konstrukte si ato që ankorohen anijet apo të imitohen me tubo metalike të perimetrave të mëdha ku në vend të litarëve, të vihen zinxhirë të një dimensioni, sa më të madh aq më mirë.

Gjelbërimin duhet të zgjidhet me shelgje, pasi rriten shumë shpejtë dhe janë shumë elegantë dhe frymëzuese, pa harruar akaciet dhe rrepet, por edhe pemë ulliri që të ketë gjelbërim përgjatë gjithë vitit. Nëse gjenden fonde të ndërtohet një fidanishte, për të ulur shpenzimet do të jetë akoma më mirë; nëse Bashkia gjenë donatorë për të siguruar fidane palmash, për një investim që duan kohë të rriten, por që i japin një tjetër madhështi brilante rivierës, do të jetë akoma më mirë. Dihet që duhet kohë, por le të bëhen mbledhjet e kombinuara me fidanet e tjera që lartpërmenda. Nëse vendoset të bëhet gjelbërimi, ja vlen të bëhet përgjatë gjithë unazës dhe territoreve nga krahu i “Kasaphanës”, “Kampit” e deri tek “Hakia”.

Duke parë terrenin, për momentin, unaza mund të realizohet e pjesshme duke filluar nga “Ballkoni i Vjosës”, tek “Këmba e Pasarelës”, përqafon stadiumin “Karafil Asllani” dhe të dali tek ish kingaleria në krahë të “Pallatit të Kulturës”. Nëse këto territore janë zënë nga ndërtime, atëherë të dali në krahun perëndimor të stradiumit që të lidh me qendrën e qytetit. Pjesa tjetër e unazës fillon nga “Ura e Parë” dhe pëtfundon tek “Parkingu i familjes Fejzo”, për t’u lidhur me rrugën kryesore që hyjet në qytet. Duke parë se Vjosa ka përmbytur edhe toka buzë saj, duke filluar nga “Këmba e Pasarelës”, lokali “1 Maj”, e deri tek “Arganella”, do jetë e mira që në lartësinë e truallit ku ndodhet “Këmba e Pasarelës”, të ndërtohet një brezë betoni dhe ulja për në plazhin e Vjosës, të behet me shkallë, siç ka në shumë vende të tjera të botës.

Brezi betonit të vazhdojë për disa metra në sajë të një studimi, për të bindur dhe ndryshuar rrjedhën e prurjeve të tepërta të Vjosës, përgjatë stinës së dimrit. Ajo pjesë boshllëku e brendshme që do të krijohet përgjatë brezit, të mbushet me materiale inerte dhe dhéra, të cilat do të sjellin një teritor që të shfrytëzohet për shëditore dhe trotuare apo vende shlodhëse ku do të ketë edhe kënd lojërash për fëmijë. Nëse do të vazhdojë projekti i dytë, për t’i paraprirë çdo përmbytje që mund të vjië nga Vjosa, dihet që do të kërkojë një studim nga ekspertët e fushës, që duhet të marr në mbrotje, që nga “Shkëmbi Balenës” kalon tek “Arganella”, e deri tek ish godina ku shitej vjaguri, pasi më tej rrjedhja do të jetë kompletë bindur nga terreni. Kjo bëhet duke filluar me një murr rreth 80 cm apo 1 m të lartë dhe vazhdon e tillë, deri tek “Këmba e Pasarelës”, ku aty terreni pëson shumë thyerje dhe relievi ulet shumë. Aty ku fillon ky ndryshim, kërkohet të ndërtohet një digë prej betoni të lartësisë, ku ishte ish fusha e vjetër e futbollit apo ajo e stadiumit aklual dhe të vazhdojë deri tek vendi me toponimin “Arganella” dhe më tej, deri tek “Vajguri” duke ardhur në zbutje. Në vende të caktuara, do ketë shkallë nga të dyja anët e brezit prej betonit, për t’u shërbyer banorëve dhe frekuentuesve të Vjosës. Pamja do të ketë pamjen e një kështjelle, por do të shpëtojë rrethinat e qytetit dhe qendrat tregëtare në këto zona, nga çdo përmbytje e mundshme. Ky projekt kërkon studim dhe fonde, si për nga rëndësia e përfitimit, por edhe për nga ana estetike, për t’u përshtatur me peisazhin.

Po në fushën përreth kësaj “Këmbe të Pasarelës”, të mendohet për të ndërtuar banja publike për plazhistët, por edhe për kampistët e huaj dhe vendas që kanë kohë që e frekuentojnë, pasi ky territor shtetërorë, rezulton tek ata i lejueshëm për të parkuar dhe fushuar me makinat e tyre të kampingut. Ka shumë të huaj, që sa mbërrijnë me traget në Durrës, nisen drejtë e në Memaliaj, si destinacioni i parë, për të eksploruar Jugun. Ngaqë është një vend i përkryer për fushim, ata rikthehen çdo mbrëmje, po në këtë vendndodhje, pasi kanë eksploruar për atë që kanë vendosur në kalendarin ditor.

Vjosa e ka përmbytur disa herë fushën tek “Këmba e Pasarelës”, ka prekur rrethinën e stadiumit dhe ka përmbytur lokalin, “1 Maj” e deri tek “Arganella”, por përmbytja e fundit ka ndodhur më 1 shkurt të vitit 2015, ku pronari i lokalit është evakuuar me helikopter nga ndërhyrja e shpejtë e Gardës Kombëtare. Ngritja e këtij segmenti disa metërsh, padyshim që do ndikojë sadopak në bindjen e rrjedhës, por për të patur një studim që të marr në mbrojtje qytetin, padyshim që duhet një koordinim edhe me specialist të huaj që kanë eksperiencën e duhur dhe t’i kërkohen fonde BE, për të marr masat e duhura. Moti i këtij shekulli, do të jetë krejt i kundërt me të atij që kaloi, pasi nëse kontinenti i Amerikës së Veriut kaloi një dimër të fortë dhe verë të nxehtë, këtë shekull, do të ketë një verë me lagështira dhe dimër të thatë. E kundërta ndodhë në kontinentin Europian, që do të ketë një dimër të fortë të shoqëruar me katastrofa natyrore dhe një verë tepër të nxehtë. Të dyja këto ndryshime i kam përjetuar në të dy kontinentet dhe në Europë do të përjetohen më me pasoja përgjatë mesit të këtij shekulli, që padyshim do të prekin edhe Memaliajn.

Ajo që kërkon ndërhyrje bonifikimi janë edhe dy pjesë të Rivierës së Vjosës, të cilat janë: E para është rregullimi dhe mirëmbatja e një kanali kullues të fushave buzë Vjosës që derdhen tek krahu i Kasaphanës, ku ka përmbi gjysëm shekulli që nuk i është dhënë vëmendje. Prurjet e ujërave, nga viti në vit, kanë bërë që gryka derdhëse të degradohet dhe të avancojë gërryerjen drejtë fushës, ku ka detyruar devijimin e rrugëkalimit nga këmbësorët. Nëse kjo grykëderdhje nuk do të blindohet, do të sjell pasoja edhe për unazën. E dyta, është për marrjen në mbrotje të rrëshqitjes së tokës që ka ndodhur tek krahu i përtejshëm i Vjosës, midis “Kampit” dhe “Dallgës”, ku është krijuar një gropë e madhe masive dhe e frikshme, ku dherat kanë mbërritur në Vjosë dhe kanë detyruar të devijojnë rrjedhën në shtratin e saj që nga lashtësia.

Nga disa të dhëna që kam ndeshur me disa inxhinier vendas, të cilët i kanë dëgjuar edhe nga specialistë të huaj, që kanë marr pjesë në ndërtimin e minierës dhe të planimetrisë së qytetit, siç janë polakët; të cilët e projektuan qytetin me tre ura dhe të shtrihej edhe përtej lumit. Edhe pse ky projekt brilant nuk u zbatua, ata në studimet e tyre gjetën, se pikërisht, aty ku vitet e fundit ëdhtë formuar gropa e madhe nga rrëshqitja e tokës, ekziton një vrimë apo krisje tektonike me thellësi prej 1000 m.

Me kohën, toka pëson luhatje dhe lëvizje tektonike, të cilat kanë ndikuar edhe në këtë vendndodhje që po shqyrtojmë. Jo paqëllim, në vitet e sistemit të kaluar, u ndërmorën fushata për pyllëzimin e kësaj pjese të “Pyllit të Karaules”, ku u mbollën mbi tre mijë fidane pishash, por me ndryshimin e sistemeve, i përgjysmuan sopatat e paligjshme, ku dhunuesit nuk u kapën dhe si e tillë u shpëtuan ndëshkimit me ligj. Si pasojë e këtij shpyllëzimi, u krijua edhe kjo rrëshqitje masive, që nëse nuk ndërhyhet, me kalimin e kohës dhe përkeqësimit të motit, do përjetohen rrëshqitje të tjera, që do të detyrojnë Vjosën të ndryshojë shtratin e saj. Duhet ngritur një ose disa breza betoni me lartësi të studiuar dhe që duhet të jenë me bazament në të njëjtin drejtim me gjerësinë, që janë pjesët e tjera që nuk kanë pësuar rrëshqitje. Mbushja të bëhet me dheun që ka rrëshqitur dhe pjesa tjetër me dhéra dhe mbeturina inerte, ku më pas të bëhet edhe pyllëzimi ndihmues. Si e tillë, do përfitohet, jo vetëm shtrati i mëparshëm i Vjosës, por edhe mbrojtja e saj.

[2]- Tek sheshi mbi “Shkëmbin e Damsit”, të vihet një shtyllë me perimetër të madh dhe shumë të lartë, ku të mbajë një flamur shqiptar krenarie me përmasa të mëdha dhe mundësisht, aty të ketë ndriçim natën, për të feksur flamurin. Energjia elektrike, mund të sigurohet me anë të një paneli diellor. Mbi shkëmb ku do të vendoset shtylla e flamurit, të mendohet për të vendosur promovimin “VJOSA” me gërma masive, 3.5 m të lartë, që të shquhen në distancë nga rruga nacionale. Dihet që gërmat do të jenë në ngjyrë blu dhe shtylla e flamurit të jetë mbas gërmës “O”, që mbishkrimi “VJOSA” të ketë një propocion të drejtë nga ana estetike, jo vetëm ditën, por edhe nën ndriçimin e rrezeve të projektorëve. Në të ardhmen, sheshi mbi shkëmb mund të shfrytëzohet edhe për aktivitete të tjera tregtare dhe sportive, që do t’i diktojë vetë koha në varësi të fluksit të turistëve.

[3]- “Ballkoni ï Vjosës”, do jetë tek pllaja dhe mbi këtë pikë dominuese, në të djathtë të “Shkëmbit të Balenës”, ku është pika më e lartë buzë Vjosës në atë krahë dhe aty është vendi më i përshtatshëm. Ajo mund të ngrihet si një krahë njeriu i shtrirë me pëllëmbë të hapur, që ecet nëpërmjet parakrahut. Ndërsa varianti tjetër, si një tigan që ecet nëpërmjet bishtit ose duke imituar një këmbë ure apo pasarele e papërfunduar. Kjo e fundit është më e përshtatshme dhe duket më bukur.

Si ide realizohet, pasi profesionistët e fushës do të bëjnë punën e tyre, për ta realizuar sa më mirë. Nëse merren dy shina të mëdhaja hekuri të gjendura paralele me një distancë sa e lejon vendi, për të improvizuar gjerësinë e rrugës me 6-7m apo më shumë, të cilat do dalin rreth 9-10 m (ose më shumë nëse mundet) jashtë pllajës, për të imituar vazhdimin e pasarelës dhe 6-7 m (ose më shumë) të jetë e shtrirë në tokë për një bazamentë sa më të fortë, të betonuara samë mirë që të mbajë (verandën) segmentin e pasarelës në ajër. Aty rreth 3.5 m (sa e lejon siguria teknike e themelit) para se të filloj zgjatimi verandës, në të dy shinat të saldohen (ose më mirë me bollona) nga një shinë të gjerë dhe vertikalisht me lartësi po aq sa është e shtrirë veranda (9-10 m), ku në majë të çdo shine vertikale, të kapet një kavo apo zinxhirë (më mirë) i trashë që do të shkojë deri tek skaji i shinës që mban verandën në ajër; dhe pjesa tjetër e kavos apo zinxhirit vazhdon nga mbrapa ku është në tokë. Më mirë duhet të jetë me kavo çeliku, si e kanë urat e tjera në botë, jo vetëm për siguri por edhe për nga ana estetike.

Tek çdo kavo apo zinxhirë i varur, të kapen dhe të varen disa të tjerë që të përfundojnë të kapura tek shinat e bazamentit të verandës. Pra imitohet një këmbë pasarele me rrugën e zgjatur dhe të varur. Tek dy shinat vertikale, të vendoset një profil me tabelë lart, ku të mbahet në dy shina të holla apo tubo, ku të mbajnë mbishkrimin me emrin “Vjosa”. Mund të jetë me hark ose e drejtë, por edhe mund të mos i vendoset fare; por më mirë të vendoset kur ndërtohet gjithë kjo vepër dhe duket më e kompletuar. Kuptohet që nga të gjitha krahët e zgjatjes së pasarelës në ajër, do të ketë rrethimin mbrojtës, siç kanë ballkonet, por të mendohet mirë që të jetë sa më estetik; por edhe sa më i sigurt, që të mos kenë mundësi fëmijët që të depërtojnë dhe të bien në Vjosë.

Kjo verandë do të sjellë shumë vizitorë vendas dhe të huaj, që do ta përdorin për propozime apo për ceremoni martesash. Për të marr masat për këtë fluks që do të promovojë akoma më shumë këtë vend, duhet të ndërtohet një kupolë gjashtëkëndëshe prej druri që do të jetë e hapur nga të gjitha krahët me një çati që do të mbahet në të gjashta trarët (estetik) vertikalë, ku krijohet mjedisi ku do të qëndrojë çifti, kleriku i besimit të tyre për t’i bekuar dhe dy tre fëmijë që mbajnë shportat me petale, gonxhe apo lule, siç ndodh në këto rituale

Ta pranishmit do të jenë në zgjatimin e pasarelës apo në sheshin e hyrjes së pasarelës, të cilët e përjetojnë duke qëndruar në këmbë apo nëpër karrige, të cilat i sjellin të interesuarit së bashku me dekoracionin festiv. Nëse nuk munden, të paguajnë Bashkinë dhe merr zgjidhje kjo dëshirë e palës së interesuar.

Nisur nga terreni, për të shkuar tek pllaja, mund të realizohet edhe me shkallë. Sheshi i “Ballkonit Vjosa” duhet të bëhet me ato përmasa të bollshme që të ketë lirshmëri si në lëvizje, por edhe për ata që do të ndërtojnë ndonjë kioskë turistike apo godinë jashtë bordurës së sheshit, që do të ushtrojnë aktivitetet e tyre tregtare, për të përmbushur shërbimet e ndryshme sociale.

Nëse arrihet të sigurohet ndriçimi (me orare) edhe tek shtrirja në vazhdimësisë të pasarelës, do të jetë akoma më mirë.

Këto janë vetëm disa ide vizive, por që nga arkitektët padyshim që do të jenë të studiuara si nga përmasat, shtrirja dhe volumi i materialeve që do të përdoren, për të përballuar çfarëdolloj rezistence, si nga ana klimatike, por edhe ajo fizike që do të ushtrohet nga frekuentuesit.

[4]- Tek “Këmba e Pasarelës” që nuk përfundoi, e cila ndodhet nga “Kasaphana”, mund të shfrytëzohet nga bashkia apo investitorë të tjerë, për të ndërtuar një lokal me profile metali dhe të veshur xhama. Nisur nga konstrukti i saj, një tjetër ide, e cila është gjeniale dhe nga më të veçantat, jo vetëm në brigjet e Vjosës, por mundet të jetë edhe në të gjithë vendin tonë dhe ndoshta edhe në Ballkan. E kam fjalën për një imitim të një mulliri prej ere me katër helikat e saj, të cilat të jenë të palëvizshme dhe të fiksuara në faqen e murit, me pamje nga Vjosa. Nëse vendoset të ndërtohet një ditë, të projektohet në formë cilindri prej tulla të bardha dhe me një çati me tjegulla në formë kubeje, që përfundon me një majë të përbashkët. Në faqen e mureve të ketë edhe dritare. Duke parë dhe studiuar konstruktin e kësaj këmbe, të mendohet se ku do të behën mbajtjet dhe hapjet e kollonave prej hekuri për një ose dy kate, të cilat do të shërbejnë për të hedhur dyshemenë prej druri apo metali, që do të të lidhen me një shkallë të brendshme. E veçanta e këtij mulliri figurativ, është të ndërtohet e rrumbullakët, por nëse nuk arrihet, mund të ndërtohet edhe me katër këndet siç është konstrukti aktual dhe të lihet vetëm për vepër arti, pa u përdorur për shërbime sociale. Kjo mund të ndërtohet nga Bashkia apo ndonjë privat dhe ambienti i brendshëm, të përdoret për kafeteri.

Ndërsa kavua mund të përdoret për “Zip Line”, pasi mund të vihet edhe një kavo tjetër për vajtje-ardhje. Nuk e di nëse do bëhet ndonjë pasarelë dhe të vazhdojë aty ku u la, por mund të ndërtohet ura atje ku u lanë në mes themelet prej betoni, në afërsi tek “Shkëmbi Balenës”. Mesa jam në dijeni nga një i afërmi im me banim në Memaliaj, i cili në kushte konfidenciale mësoi nga një prej pjesëtarëve të një grupi të interesuar, që kishin ardhur enkas për të parë terrenin (due e filmuar), për të parë mundësinë e ndërtimit të një ure apo pasarele, nga fondet e përvitshme që jepen nga Ambasada Amerikane, të cilat variojnë mbi 250 mijë dollar. Këto fonde jepen në ndihmë për nevoja të ndryshme, që vihen re në fusha të ndryshme të një komuniteti apo shoqërie. Siç duket, kanë qenë pamjet e shumta sensibilizuese dhe tepër të rrezikshme të kalimit të lumit nga mosha të ndryshme, prej banorëve të fshatrave nga ana e përtejme e lumit Vjosë, të cilat janë përcjellë nga mediat qendrore dhe rrjetet sociale. Nuk jam në dijeni, nëse të interesuarit ia kanë komunikuar këtë përpjekje edhe qeverisë bashkiake, që mbaroi mandatin në 14 maj 2023. Në fund, desha të shtoja se tek sheshi i “Këmbës së Pasarelës”, të mendohet për ndërtimin e një hapësire të mbuluar, por e hapur nga të gjitha anët, për t’u strehuar vizitorët nga reshjet e çdo sezoni. Në këtë hapësirë të mbuluar, duhet shfrytëzuar një zonë, por të ndara, për shërbimet dhe nevojat personale, që duhet t’i ofrohen publikut.

Në lidhje me plazhet publike, nëse Bashkia do të bëjë diçka eksperimentale, le ta bëjë tek “Kasaphana” me 10-20 shtretër, por e mira s’ka fund dhe si e tillë lindin pakënaqësi. Bashkia mund të ofroj leje të shitësve ambulant. Për të dhënë një ndihmesë tek plazhistët, është e mira që të mendohet nga ana e përtejme, tek “Kasaphana” ku gjendet burimi. Nëse burimi do të rregullohet, duhet të ketë një depozitë paraardhëse që të ketë ujë për tre-katër tuba derdhës, tek i njëjti mur i burimit. Aty të bëhen si fillim, 4-5 bazamente me çakull dhe të vihen tavolina kampingu, veç e veç. Tavolinat të jenë si ato që kanë edhe stolat nga të dy krahët, të cilat janë në një trup; të kenë nga një zgarë për të pjekur ato ushqime që ata preferojnë dhe më pas, për të drekuar apo shijuar ushqimet e tyre. Meqë aty nuk ka rrepe në ditët e sotme, të mbillen shelgje që rriten shpejt, por pa harruar që aty të mbillen edhe rrepe tek rrepet e Dervenit, për rritjen me afat më të gjatë, pasi kanë hije më të mirë dhe çlodhëse.

[5]- Tek fusha midis Stadiumit “Karafil Asllani” dhe Shkollës 8-vjeçare “Nimete Progonati”, është gjurma e “Pusit të Parë” të qymyrgurit që hapën Italianët dhe ajo duhet identifikuar, mirëmbajtur, rrethuar dhe shoqëruar me një tabelë historike për turistët. Gjurma është betonuar në formë katrore dhe aktualisht ndodhet në territorin e marr me qira nga bashkëqytetari, Sali Kalemi.

Në një nga shkrimet e mia dokumentarë, të publikuar para disa vitesh, kam shkruajtur: “Përgjatë Luftës së I-ë Botërore, ishin gjeologët austro-hungarezë, italianë dhe francezë, që zbuluan të parët vendburimin qymyrguror të Memaliajt. Ndërsa në vitet 1914-1916, në fushën që ndodhet në jugperëndim të Memaliajt sot, nëpërmjet një pusi me thellësi mbi 60 m që u hap nga një flotë italiane, u nxorën afërsisht 8000 ton qymyrguri.” E bashkangjita këtë paragraf, pasi mund të ndihmojë për tabelën që do të mbajë legjendën, e cila do të informojë turistat për këtë gjurmë historike.

[6]- Kodra që është mbi dallgën nga ana e përtejme e Vjosës, midis “Kasaphanës” dhe “Kampit”, është një pikë dominante si nga lartësia por edhe nga vendndodhja gjeografike, pasi ke në zotërim gjithë horizontin e rrjedhjes së Vjosës, në këto dy krahë të rivierës së saj, që lartpërmendëm. Dikur aty, në pllajën e saj, ka qenë prezente për katër dekada, parulla e propagandës së sistemit të diktaturës, ku shkruhej me anë të gureve të lyer me gëlqere, emri i diktatorit dhe i partisë (Parti-Enver). Ai territor mund të shfrytëzohet nga pronari i tokës nëse ka forcë ekonomike apo të jepet prej tij, ndonjë investitori me afat përfituese për të dy palët. Asgjë nuk është e largët, pasi koha lëviz shumë shpejtë dhe pas një dakade, ndryshimet do të jenë më të mëdha, po aq edhe ambiciet për t’i çuar më tej realizimet e atyre projekteve, për t’i realizuar edhe evoluar në dobi të shërbimeve sociale. Shprehem kështu, pasi pak më sipër dhe jo shumë larg kësaj vendndodhje, ndodhet fshati Kallëmb që, me aq sa mbaj mend, nuk ka më shumë se 13 shtëpi dhe këto mund të përdoren nga vendasit edhe për turizëm.

[7]- Të kihet në vëmendje fshati Bofeng, duke u nxitur ato tre-katër familje që banojnë etje, pasi jo vetëm nga vendndodhja, por edhe natyra që e rrethon, më është dukur si në vendet vietnameze apo ato azistike në përgjithësi. Nëse organizohen guida me karvane kuajsh nga bujtinat, duke përshkruar fshatrat Kallëmb, Bofëng, Damës dhe të rikthehen në Memaliaj ose vazhdimi nga Bofëngu të shkojnë në Kashisht apo për më tej, për në Arrëzën e Madhe dhe Maricaj, do të jetë shumë fitimprurëse, jo vetëm për të promovur bukuritë e natyrës, por edhe me ato familje që do të jenë në bashkëpunim dhe pjesë e guidës, për të pritur dhe servirur karvaneve me një vakt ushqimi, që padyshim që do të jetë i përfshirë në paketën që do t’i ofrojnë bujtinat.

[8]- Në rivierën e “Kampit”, në afërsi, në të majtë të lokalit “1 Maj”, mund të vendoset një varkë e vjetër të fiksuar mbi dy shtylla të larta prej 7-8 m, ku këto të fundit të betonohen në tokë. Mbi këtë varkë, të vendosen pesë fuçi, ku tek secila rrethore të shkruhet nga një gërmë ose të mbajë mbi këto, nga një gërmë për të formuar emrin “KAMPI”.

[9]- Diku tek fusha anës Vjosës, midis lokalit “1-Maj” dhe ish godinës së “Sherebelit”, të bëhet një “Bar-pistë” verore të administruar nga Bashkia apo të jepet me qira për palët e interesuara. Bari, të jetë i rrumbullakët me perimetrin e pistës përreth ose të mendohet ndryshe dhe aty të behen parte verore, siç bëhen me shkumë nëpër bregdetet shqiptare dhe ato të botës.

[10]- Në vazhdim, tek toponimi “Vaja”, që ka marr emrin përgjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi aty janë mbytur një karvan me mushka të ngarkuara me ushqime dhe fuçi me vajë, të ushtrisë italiane, që furnizonte batalionin e tyre, të fushuar në fshatin Kashisht. Ky batalion, ishte në betejë me ushtarët grekë, të cilët po përpiqeshin se kush do të merrte në zotërim dy majat e malit të Shëndëllisë, e cila u mor në zotërim 5 min më parë, nga grekët dhe ushtarët ilalian humbën duke përfunduar të vdekur, në humnerën e “Zemrës së Shëndëdhisë”. Kthehemi tek toponimi “Vaja”, ku kjo ngjarje ka lidhje me zanafillën e këtij toponimi. Nëse improvizohet një kalë, duke e vizatuar dhe të pritet në një platformë të trashë metalike, e cila të betonohet dhe nga të krahët e saj, të vendoset nga një fuçi.

[11]- Më poshtë, është toponimi “Arganella”. Do të jetë me interes, të improvizohet një segment i arganellës. Kjo bëhet, duke marr një shinë apo profil hekuri duke qëndruar vertikal rreth 7-8 m i lartë dhe në krye, duke salduar një profil në formë horizontale, ku krijohet forma e gërmës “T”, ku të mbahet e varur një kafaz, që përdorej për të transportuar minatorët dhe punëtorët që punonin në “Sektorin e Parë”.

[12]- Përtej Vjosës tek ish “Sektori i parë”, është galeria dhe aty të përgatitet për guidën turistike duke e shoqëruar me një tabelë. Aty janë rrënojat e godinave të para të gurta, të cilat duhet tu tregohen turisteve. Aty të improvizohen 2-3 kasolle, të cilat tregojnë se aty kanë qenë 14-të, kasolle dhe baraka të tilla për 14-të familjet e para. Edhe për këtë vend historik, po sjell vazhdimin e paragrafit që i’a bashkangjita paragrafit të lartpërmendur tek pika 5.

Në vazhdim shkruaj: “Në vitet 1922-1924, janë përsëri përpjekjet e italianëve ku nëpërmjet disa shoqërive anonime bëjnë kërkime për të zbuluar zonën qymyrgurore të Memaliajt. Ai që dha një orientim për shtresat e këtij vendburimi, ishte një gjeolog austriak (1924). Në sajë të këtyre zbulimeve të piketuara me vendndodhje përtej lumit Vjosë, në veriperëndim të mbarimit të “Pyllit të Karaules”, shoqëria italiane ACAI filloi shfrytëzimin nëpërmjet hapjes së dy galerive dhe të një traverbangu dhe ndërpret punimet përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbas çlirimit të vendit, po në këtë vend, në pranverën e vitit 1946, rifilluan dhe avancuan punimet nga shteti shqiptar, ku njëkohësisht shënoi edhe hapjen e “Sektorit të I-rë” të minierës në këtë vendburim.”. Besoj se ky informacion do të ndihmojë për një tabelë informuese, që duhet të vendoset në këtë vendndodhje.

[13]- “Hakia”. Diku aty tek “Çezmat e Sokratit”, mund të vendoset një shenjë simbolike, për dyqanin dhe kasapin e parë të qytetit, që quhej Hake Ormëni, ku kjo rivierë e Vjosës, u pagëzua nga banorët me emrin e tij. Nuk mund të pretendojmë të ndërtojmë një barakë, por mund të ilustrohet në formë tjetër, duke ndërtuar vetëm pjesën ballore me fletë llamarine të trashë, duke improvizuar edhe një portë me nga një çengelë nga të dy krahët, ku vizitorët do ta shikojnë dhe do të lexojnë legjendën historike të kësaj “mbetje të improvizuar” nga koha. Nuk duhet harruar se në pjesën midis portës dhe çatisë, të vihet mbishkrimi “Hake Ormëni”, pasi është një përjetim historik.

[14] – “Shkëmbi Polakut”, siç e kam përshkruar në paragrafin kushtuar “Unazës”, që mund të ndërtohet një statujë, për nder të këtij inxhinieri ose një pllakatë metalike me legjendën shoqëruese, të fiksuar mbi një shkëmb disi të madh.

[15]- Ish “Ura e Parë” e vjetër, që është jofunksionale, mund të jepet me qira nga Bashkia për të ndërtuar një lokal me profilet prej druri dhe të shfrytëzohet për kafe …etj, e cila do të sjellë shumë promovim peizazhit piktoresk që dhuron Vjosa, kodrat dhe malet përreth.

 

[16]- Nëse është e mundur, të bëhet një studim, për të ndërtuar një rrugicë prej 3m të gjerë, përgjatë gjithë Vjosës tek kufijtë e varrezës. Kjo do të shërbejë, jo vetëm për bashkëqytetarët që të çlodhen, pasi kanë vizituar vendprehjet e të afërmve, miqve dhe shokëve të tyre, por edhe për turistat që do e vizitojnë, pasi në të ardhmen kjo vendprehje do të kaloj një shekull dhe do të merret në mbrojtje nga Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve, siç ka ndodhur në Nju Jork dhe janë futur në guidat turistike, të cilat vizitohen masivisht nga turistët vendas dhe të huaj. Një ditë do të ndodhi edhe në Shqipëri, por edhe në Memaliaj. Shumë thjeshtë, në këtë rrugicë, të vendosen edhe disa stola dhe ndriçim me panele diellore. Në rrugën mbi varreza, mbaj mend që kemi parë varre ilire, ku banorët e fshatit Memaliaj, janë në dijeni, Nëse këto identifikohen dhe mirëmbahen, duhet të vendosen në guidën turistike dhe duke qenë afër edhe varrezave publike të kohës, do të jenë me interes dhe të vizitueshme nga turistët, të cilët do e frekuentojnë edhe “Shëditoren e Paqes”, nëse do të ndërtohet dhe do të pagëzohet e tillë.

[17]- Një tjetër vendndodhje me interes, është edhe bryli ku bindet Vjosa dhe përplaset tek “Shkëmbi i Fosforit” dhe merr drejtimin drejtë Bambullit. Pra ky bryl, ngaqë është përballë “Shkëmbit të Fosforit’, mund të pagëzohet edhe me emrin “Kepi Fosforit”, ashtu si e kemi quajtur për orientim në një rreth të ngushtë shokësh, është një vend ideal për t’u shfrytëzuar nga pronari i saj, për turizëm. Ky kep, ka një pozicion të favorshëm dhe të rrethuar nga një peisazh magjepës, të vënë në mes maleve, kodrave, fushave, shkëmbit dhe luginës së Vjosës.

[18]- “Shkëmbi i Fosforit” është një tjetër pikë dominante e Vjosës së Memaliajt, por nga vendndodhja e bënë atë nga më dominantët, pasi vizitori e ka në zotërim gjithë rrjedhjen e Vjosës, duke u nisur në horizontë nga fshati Beçisht, përqafimin që i bënë Memaliajt e deri në Kalivaç. Nëse Bashkia ndërton një shesh-park çlodhës në majën e këtij shkëmbi, padyshim që do të ketë shumë frekuentues dhe si e tillë do të lind natyrshëm edhe domosdoshmëria e shërbimeve vendore-sociale, që do u sjellin fitime, jo vetëm atyre që do të ofrojnë këto shërbime, por edhe komunitetit.

[19]- Në perspektivë, ngelet për t’u futur në projekt edhe riviera e Vjosës, ku është vendburimi i Bambullit, që përcjell një tjetër bukuri magjepsëse.

[20]- Toponimi “Gropa e Bilos”, e cila ndodhet tek trojet e vjetra të fshatit Memaliaj, të cilën do ta gjeni në pllajën nga ana tjetër e kodrës që ndodhet përballë fshatit Dukaj, aty do të gjenden edhe sot e kësaj dite mbetje arkeologjike si, varreza qypa, qeramike,..etj, që i përkasin një vendbanimi ilir të shekullit të IV-ët p.e.s, që quhej Hora.

[21]- Në fushën e Memaliajt për në Dukaj është “Varri i Bizdrenit”, për të cilin kam shkruajtur edhe një shkrim para disa vitesh, me titullin “Legjenda e Dedgjonit” nga Memaliaj”. Legjenda e këtij varri pesë shekullor me emrin Brizdren, e mori, pasi është emri i atij që prehet në këtë banesë të fundit. Për më shumë informacion, jo vetëm për ata që do të merren me këtë projekt, por edhe për vizitorët, në vijim po sjell një fragment nga ky shkrim: “Shumë vite më parë, në fshatin Memaliaj ka jetuar një burrë i pashëm, bujar, trim dhe i drejtë që quhej Gjon. Ngaqë ishte njeri i drejtë, i thoshnin Dede, prandaj e mori emrin Dedegjoni. Ky e përdorte shumë shpatën. Ishte i njohur në Jug si shpatpërdorues i zoti. Në Prizren të Kosovës jetonte një burrë që quhesh Bizdren. Ky mori vesh që në Jug të Shqipërisë, jetonte një burrë që përdorte dhe e zotëronte shumë mirë shpatën dhe tha “Do vete të ndeshem me të”. Mori pesë burra me vete dhe erdhën dhe Bizdreni i thotë Dedegjonit, “Kam ardhur të ndeshem me shpatë me ty”, “Jo i thot Dedegjoni, ti nuk më ke bërë ndonjë gjë, që të ndeshem me ty”. “Po si t’ja bëjmë?”, e pyeti Bizdreni. “Nesër do çoj njerëzit në arë, ti ngacmo ndonjërin dhe pastaj e shohim kush është i zoti”, tha Dedegjoni. Të nesërmen shkojnë njerëzit e Dedegjonit në arë dhe lërojnë tokën me qé. Bizdreni vete dhe pret bishtin e kaut. Atëherë Dedegjoni i thot: “Tani do të bëjmë shpatë”. Ndeshen dhe vritet Bizdreni. E varrosin aty me nderime. Shokët e Bizdrenit ikën, por ngeli hasmëria midis tyre.” Nëse pyet vendasit për vendndodhjen, besoj se do ketë vendas që ende e mbajnë mend. Pyesni Prof. Abas Dedgjoni dhe do jua tregojë, pasi sipas një rrëfimi të tij që më ka dhënë, është shprehur: “…po ta përshkruaj më saktë, nëse e mban mend mirë rrugën e asaj kohe që të çonte për në Bambull. Po të kujtohet, para se të vije te tek “Bregu i kripës” ku ndodheshin “Mulliri i zonës” dhe koçekët e misrit e të grurit, duhej (të ecje disa minuta) të kaloje në fillim nga lëmi i fshatit Memaliaj, ku hidhnin grurin në veri. 500 metra larg, më përpara se të vije tek lëmi i fshatit, 5-6 m larg (në anë) nga rruga ka qenë varri i Bizdrenit. Për fat të keq varri nuk ekziston!”

Duke parë që varri nuk ekziston, pasi vendasit e kanë hapur dhe aty kanë gjetur edhe shpatën e Bizdenit, mendoj që të identifikohet vendndodhja dhe aty të improvizohet varri, që legjenda të bëhet e njohur edhe tek vizitorët e ndryshëm. “Varri i Bizdrenit”, kuptohet i Prizrenit.

[22]- Në fushën e fshatit Kordhaj janë gjetje arkeologjike të një qyteti të lashtë ilir me emrin Hora të shekullit të IV-ët p.e.s, që nga historianët mendohet se mund të jenë banuar nga 17 mijë banorë, por kjo i përket arkeologëve që të zgjerojnë punimet pasi të jenë tek gjurmët që vendasit i dinë. Aty kemi bërë disa ditë stërvitje ushtarake, kur ishim në shkollë të mesme dhe mësuam se kooperativistët kishin gjetur këto gjurmë përgjatë punimit të tokës dhe kjo gjetje bëri me dije institucionet shtetërore të kohës, të cilët dërguan një grup të vogël arkeologësh, të cilët e identifikuan, por nuk bënë asnjë kërkim të mëtejshëm. Nëse punohet për një projekt ku të bëhet e mundur të bashkëpunojnë me arkeologët, do të jetë me shumë interes, jo vetëm për të mbrojtur vlerat tona kombëtrae, por edhe për t’ia prezantuar vizitorëve të huaj dhe vendas.

[23] Me shumë interes janë edhe shfrytëzimi i kondrilave buzë Vjosës, në Mogila duke i promovuar tek investitorët vendas dhe të huaj për të ngritur risorte, duke zbatuar projektin e kushtëzuar nga Bashkia, që në çdo majë të këtyre kodrinave të ndërtohet nga një shtëpizë kampingu të tipit alpin, të cilat do të dhurojnë një madhështi prej një pushtimi piramidash.

[24]- Nëse bëhen plazhe publike përgjatë Vjosës me krevate plazhi portative me shpenzime të Bashkisë, kërkohen fonde dhe në botë asnjë bashki nuk përgatitë dhe ofron të tilla, por dihet që plazhi në Vjosë është 100% publik dhe kështu duhet të ngelet i tillë, që të përdorin çadra apo shtroma sipas preferencave të tyre. Për të ndihmuar plazhistët, të cilët do ta kenë të vështirë të fiksojnë dhe stabilizojnë çadrat e tyre, Bashkia mund të ofrojë ndihmën e saj, duke vendosur kova të mbushura me beton apo bazamente kubike, të cilat do të kenë nga një tubo në qendër, për të mundësuar vendosen dhe mbajtjen e çadrës. Vendosja e tyre do të bëhet në vendet ku banorët e frekuentojnë më shumë dhe masivisht.

[25]- Në Memaliaj, të merren në mbrotje shtëpitë e ulëta prej guri, ku kanë ende shtëpitë, si familjet, Thanasi, Fejzo, Nano, Muzha, Kuçi, …etj, pasi ai bllok është nga të parat shtëpi prej guri dhe më pas filluan me kallamishte, për efektë emergjencë strehimi. Shtëpi të tilla, ka edhe tek “Lagja Xhelita”. Këto janë lagje historike për ne, siç e ka Korça. Duhen sistemuar ato pak ligustra, të priten uniform dhe të shtrohen rrugicat me kalldrëm. Nëse nuk mundet me kalldrëm, të bëhet me çakull apo beton. Në një bisedë me bashkëqytetaren, znj. Eleni Lumani, e cila e ka shtëpinë e ultë, siç kanë qenë, qysh nga dita që familja e prindërve të saj është futur për banim. Aty janë ende po ato porta, dritaret me parmakët, suvatë, banjua, … etj, ku ruajnë po atë origjinalitet dhe është ende e banueshme nga kjo familje. Është e vetmja shtëpi e paprekur nga brenda dhe jashtë, e cila është një aset me vlerë të madhe për qytetin dhe për t’u vizituar nga fëmijët tanë dhe turistat, për t’iu treguar se si kanë jetuar familjet e para memaliote!

[25]- Guidë për rek “Rruga e Mitros” në Kashishtë, të cilës i kam parë një segment të shtruar me gurë ciklopikë, e cila mendohet të jetë mbi 5 mijë vjeçare dhe ndoshta nga më të vjetrat, pasi mund të lidhte Azinë nga Turqia për në perëndimin. Mund të jetë rrugë pa emër, pasi për vetë përmasat ciklopike të gurëve, të çojnë të mendosh se i përketë thellësive të lashtësisë. Shprehem kështu, pasi tek “Enciklopedia e Tepelenës”, shkruhet se “Rruga e Mitros”, ndodhet në fshatin Kamçisht dhe mendohet se është ndërtuar disa vjetë para erës sonë, por unë mendoj se është shumë më e vjetër. Shprehem kështu, pasi mund të jetë e njëjta rrugë, të cilën na i tregoi damsioti (banor i fshatit të afërt, Damës), që ishte miku dhe kolegu i babait tim, në kohën kur shkuam në Kashisht, për të prerë një trug prej një arre të thatë, për t’ma bërë babai, kitare elektrike. Në kthimin nga rrëza e malit, pushimin e parë e bëmë pikërisht mbi këto gurë që ishin të latuar nga hapat e udhëtarëve ndërkohëra. Edhe pse në klasë të tetë, u habita por edhe nuk ngurova ta pyesja për çfarë po shikonim, por ai u përgjigj se ishte një rrugë shumë e vjetër dhe njihej si “Rruga e Mitros”.

[26]- Tek zemra e malit të Shëndëllisë, të përgatiten kushte për kamping në brendësin e saj, pasi kur i përjeton këto lartësi, të duket sikur je në një kështjellë gjigante. Mbi “Zemrën e Shëndëllisë”, në drejtim të majës së malit, ku duken dy majat binjake të malit, që është bërë beteja e luftës italo-greke, fillon fusha pambarim e malit ku është një pusë uji. Ky pjesazh duhet të shfrytëzohet për kampingje për të gjitha stinët. Nga ky projekt do të të nxiten vendas dhe të huaj për të ndërtuar, duke marr me qira për 100 vjet nga Bashkia dhe kjo do të sjell me kohën edhe ndërtimin e teleferikut. Sot, atje shkohet me makine deri në Kashisht. Për tek “Zemra e Shëndëllisë”, shkohet me këmbë ose karvane kuajsh, që do ua servirin vendasit. Do të jetë me shumë interes, jo vetëm për vendasit e sotëm, por dhe për brezat në vazhdim, që një nga ditët e fundit të muajit qershor, të caktohet për të bërë peligrinazh në malin e Shëndëllisë, siç janë bërë shekuj më parë, nga të parër tanë, për të nderuar Perëndinë Diell, Shën Diell që kuptohet Zoti, që më vonë nga vendasit është quajtur edhe Shën Ilia (Shën Ylli), ku kupthet se Dielli është marr si Ylli që na vazhdon ende të na shërbej. Kjo ditë pelegrinazhi, si fillim realizohet duke mobilizuar nxënësit e shkollës tetëvjeçare dhe të gjimnazit. Kjo ka qenë traditë në brezat e sistemit të kaluar, të cilët shkonin me klasa në ditë të ndryshme. Personalisht, kam shkruar me klasën time ku unë bëja pjesë, kur kam qenë në klasën e VII-të sportive, me mësuese kujdestare, Fatbardha Lika (Zifla), e cila na jepte edhe lëndën e historisë. Mbaj mend që, ajo edhe pse ishte shtatëzane në muajin e shtatë, mundi që t’i qepej malit të Shëndëllisë. Nëse realizohet kjo ditë, duhet të organizohen edhe aktivitete sportive, ku një prej tyre të jetë edhe ndeshjet e futbollit, ku të improvizohet një fushë futbolli me dy porta statike për tu përdorur edhe për vitet në vazhdim. Në asnjë vend të botës, nuk është realizuar ndonje aktivitet me fushë futbolli në një majë mali dhe besoj se kjo nismë do të përkrahet edhe nga vendasit. Ngaqë mali ka 30 vjet që ka rënë në qetësi, ka bërë të mundur që të shtohet numri i ujqërve, të cilët padyshim do të tremben, me të parë në masë peligrinistët.

[27]- Të identifikohen kalatë e lashta, shpellat, gjurmët arkeologjike dhe bukuritë e tjera natyrore, pasi janë të shumta dhe duhen të përdoren për guida turistike.

Për të hedhur një këndvështrim edhe për shfrytëzimin e pasurive të tjera të Bashkisë së Memaliajt dhe asaj të Tepelenës, po i sjellë si më poshtë, falë shfletimeve që u kemi bërë hulumtimeve të akademikut, Prof. Novruz Xh. Shehu, të cilat i ka publikuar tek Enciklopedia e Tepelenës.

Në Bashkinë e Memaliajt, janë këto vende me interes për të bërë kërkime, për zbulimin dhe mbrojtjen e këtyre vlerave arkeologjie, por edhe për t’i promovuar dhe shfrytëzuar për turizëm. Ato janë:

Amanikaj, janë gjetur varre të hershme, tek “Gropa e Qishës”

Arrëz të Madhe, janë gjetur, qypa, qeramika, monedha të hershme, të cilat janë gjetur në lagjen Nikaj.

Buzë: Janë gjetur qeramika të hershme në lagjen Revisht.

Bylysh: Në “Qafë-Llesh” janë gjetur qypa, ndërsa varre të hershme, të cila janë gjetur tek “Katoi i Ferrës”.

Gllava: Në Lagjen Malas, janë gjetur rrënoja banesash shumë të hershme, monella dhe qypa.

Selcka: Gjenden rrënoja arkeologjike në qendër të fshatit. Mbetje arkeologjike gjenden edhe tek dalja e ujit nga fundi i malit të Selckës.

Damës: Tek “Gurat në Ruç”, gjenden themelet e banesave të një vendbanimi të hershëm, ku janë gjetur mbetje arkeologjike, si qeramika, qypa, sopata guri, enë prej balte, monella, …etj.

Fshati Memaliaj: Është vendbanim i hershëm i shekullit të IV p.e.s, i njohur me emrin Hora. Gjurmët e këtij vendbanimi të hershëm, gjenden tek Dedgjonajt, po ashtu, janë gjetur qeramika, qypa dhe varreza tek “Gropa e Bilos”.

Ilirasi: Janë gjetur mbetje arkeologjike në kufi me Qeseratin si, varre, qypa dhe rrënojat e një kishe.

Kalemaj: Kisha katolike e ngritur nga shteti italian, për ushtarët e tyre të rënë në luftën italo-greke, që u zhvillua në vitin 1941. Kjo vendprehje gjendet tek toponimi “Hambar” dhe gjurmët e një ujësjellësi të lashtë në Bakaj, ku duken edhe gjurmët e tubave prej qeramike.

Kalivaç: Njihet si një qytezë ilire e shekullit të IV p.e.s. Gjenden varret përmbi lumin Vjosë, përballë “Gurit të Ylyneçit”. Një qytezë e rëndësisë së veçantë për kohën, pasi aty kalonte rruga që lidhte këtë qytezë ilire me Bylisin, Antigonenë dhe Klosin. Gjenden ende shpellat tek Magjia dhe Hambari, ku kanë banuar eremitët. Mbetje arkeologjike, ka edhe tek vendi Hambari prej guri dhe kanali i gurtë.

Kallëmb: Gjenden rrënoja dhe varre të hershme, të cilat i përkasin një vendbanimi të hershëm.

Kamçisht: Nga bukuritë natyrore, gjendet një brez shkëmbor me gjerësi 40 m dhe me gjatësi prej 4 km. Gjurmë arkeologjike gjenden tek rruga e Mitros, e cila është ndërtuar nga një arkitekt i hershëm anonim, në pjerrësinë 90 gradë të shkëmbit. Kjo rrugë i përket disa shekujve para erës sonë. Në dalje të fshatit, gjenden themelet e një kështjelle, ku përreth saj, duhen bërë kërkime. Gjendet gjurmët e mulliri të lashtë. Tek Çuka e Likes dhe Çuka e Jahos, gjendet dy vendbanime të hershme me mbetje të shumta arkeologjike. Në këtë fshat, gjendet gjithashtu “Gjurma e Mushkës”, që mbahet si vend i shenjtë nga legjenda e gjurmës së Abas Aliut, i cili shkeli aty dhe u ngjit në mal të Tomorrit. Tek shkëmbi gjendet edhe një birrë prej 5 cm të thellë, ku mendohet se është gjurma e shkopit të tij. Flitet se në këtë vend të shenjtë, kanë qenë rreth 100 lisa, por kanë mbetur shumë pak.

Kashisht: Tek “Gropa e Goricës”, gjenden rrënoja vendbanimesh dhe varre të hershme.

Krahës: Në lagjet e vjetra, Bragjokaj dhe Gjoshtir, janë gjetur mbetje arkeologjike si, vegla pune qypa, vazo, enë në varret e hershme me pllaka të mëdha guri. Edhe ne Truska, janë gjetur qyngje prej qeramike dhe mbeturina të një ujësjellësi të hershëm.

Luadhaj: Në lagjen Pashaj, gjendet një furrë pjekjeje e periudhës së Epirit.

Luftinjë: Në lagjen Xhaferraj janë gjetur varre të vjetër. Në Luftinjën e Sipërme, janë gjetur varre të tjera me pllaka të mëdha.

Maricaj: Tek “Shpella e Dokos”, gjenden shenja të periudhës para erës tonë. Rrënoja të vendbanimeve të hershme gjenden edhe tek “Bregi i Gjahtarit”, në Latistan dhe tek “Shehi i Gucajve”.

Qeserat: Njihet si një qendër antike të shekullit të III-të p.e.s. Kjo qytezë ilire, ka vazhduar të lulëzojë deri në shekullin e III-të të erës sonë. Vende me gjurmë arkeologjike janë tek Sheshi Orhanit, Luadhaj, Fiqe, …etj. Në këtë zonë, flitet nga banorët se, fillimisht ka banuar familja e arkitekt Sinanit dhe më pas në fshatin Sinanaj dhe prej andej në Turqi.

Rabie: Dikur qytezë ilire e shekullit të V-të p.e.s, me një kala në vendin e quajtur Gradishtë dhe me një kala po të këtij shekulli. Janë gjetur edhe mbetje arkeologjike.

Shalësi: Vendbanim i hershëm ka qenë në Seras dhe tek arat e Zekajve. Janë gjetur mbetje arkeologjike në Seras, Zekaj, Lulaj dhe Qafa e Veshit.

Toçi: Janë gjetur gjurmë arkeologjike, në lagjen Çelaj.

Toskmartallozi: Rrënoja të hershme janë gjetur në Cacaj, Bajamja e Beut dhe tek Lisi.

Vasjari: Një vendbanim i hershëm gjendet midis vendeve, Dudaj dhe Mumaj. Gjetje të tjera, janë gjetur edhe në Mirane, “Sarajet e Ali Pashës” dhe “Kroi i Pashait”.

Xhafaj: Në vendet Kolaj dhe Qemallaj, gjenden gjurmë të një vendbanimi të hershëm. Rrënoja dhe mbetje të tjera arkeologjike, gjenden tek stallat e Xhafajt por edhe tek Bregu i Xhafajt. Tubacione prej qeramike, të një ujësjellësi të hershëm, janë gjetur tek Lisi i Cenës.

Zhapokika: Vendbanim i hershëm ka qenë në toponimet Mene, Manaj, Kulla e Aliut dhe Kashtë. Janë gjetur mbetje arkeologjike si: tjegulla, qypa, mure të vjetër, qeramika, tri furrat ku piqeshin poçeri dhe tjegulla, tek vendi Furrat e Kuqe, Kulla e Alit, Krei i Kishës, Malaj, Mine, Krei i Kashtës dhe Rrapi i Zenelit.

Zhapokika e Sipërme: Vendbanim i hershëm gjendet në vendet, Malaj, Kushaj, Qendër dhe Mamaj. Në vendin e quajtur Lirishte, gjenden mure të vjetër të padatuar, mulli që kan punuar me erë, dy furra pjekëse qeramikash tek Furra e Kuqe dhe një furrë tjetër tek toponimi me emrin, Luadh. Vazhdon të gjendet gjithashtu një gur i punuar në formën e trupit të një kali, të cilin vendasit e kanë pagëzuar me emrin Shala. Mbetje arkeologjike, janë gjendur tek Ledhi i Qershisë dhe Lisi i Mamos.

Zhulaj: Janë gjetur mbetje arkeologjike, tek Bregu i Liqenit dhe tek Kroi i Sor Gjonit. Me vlera të veçanta arkeologjike, për të bërë kërkime është vendi i quajtur, “Shën Premte”. Varre ilire dhe qypa, janë gjetur në vendet e quajtura, Skopec dhe Bregadovë.

Në Bashkinë e Tepelenës, janë këto vende me interes për turizëm, si më poshtë:

Beçisht, janë rrënojat e kështjellave në Kapxias dhe në Kapaj. Mbetje arkeologjike, janë gjetur në lagjen Çaushaj.

Bënçë: Gjetje arkeologjike, janë tek Shpella Bishtqethit dhe Shpella e Tolit, të shekullit të II-të p.e.s. Varreza të hershme gjenden në vendin e quajtur Valaret, në fund të Dylanit. Ujësjellësi i Ali Pashë Tepelenës.

Dhëmblan: Janë gjetur, skulptura dhe një shqiponjë që kafshon gjarprin, qypa, stoli bronzi, pa harruar edhe dy varre të hershme me pllaka të mëdhaja prej guri.

Dukaj: Njihet në histori, si qytezë ilire të quajtur, Hora me rëndësi të madhe tregtare për kohën. Në këtë qytet ka patur dy kala. Një është kalaja katrore dhe kalaja tjetër mbi Dukaj, e cila ndodhet në një kodër dhe njihet si kalaja e Horës. Në këtë ish qytezë, gjenden edhe gjurmët e një rruge të vjetër, që i përket antikitetit dhe kjo quhet “Udha Karaban”.

Dorëza: Verret e hershme tek Varret e Mirë, Pusi dhe dërstilat tek Guri i Ylyneçit.

Dragoti: Shtëpia dykatëshe si një kështjellë, e cila është banuar nga Tahir Abasi, ish-Ministri i Luftës së Ali Pashë Tepelenës.

Golemaj: Janë gjetur varre të hershme, tek “Lisi i Varreve”.

Gusmari: Janë gjendur rrënoja të ndëtimeve të ndryshme të hershme si, rrugicat e hapura në shkëmb, qypa, “Ura e Gusmos”, monella.

Hormova: Janë zbuluar gjetje arkeologjike si, varre me kryq guri, ujësjellës, një krua i vjetër, kanal ujësjellësi me tuba qeramike prej 500 m i gjatë.

Lekël: Ka qenë një qytezë ilire, ku në rrënojat gjenden gure fortifikuese të skalitura me kujdes që i përkasin shekullit të V-IV p.e.s. Aty janë gjendur qypa, qeramika, monedha dhe ujësjellësi nga kalaja, Në këtë fshat dallohen edhe gjurmët e ujësjellësit të Ali Pashës.

Labmartallozi: Në vendbanimin e hershëm, Luadhi, janë gjetur mbetje arkeologjike si, qeramika dhe statuja të vogla prej balte, Tek toponimi “Gropa e Kullës, gjenden gjurmë të tjera të një vendbanimi të hershëm. Një numër i madh varresh të hershëm, gjenden në faqen e Shullërit.

Luzat: Në lagjet Batalla dhe Vasariot, ka qenë vendbanim i hershëm, ku janë gjetur qypa, qeramika, varre. Aty gjenet një vend me toponimin “Varret ilire”. Në Pirgjes, dallohen gjurmët e një kështjelle të padatuar. Dhurat nga natyra dhe që duhet vizituar, është “Guri i Taborit”.

Matohasanaj: Ky fshat, dikur ka qenë vendbanim që njihet për qytezë ilire. Në këtë qytezë gjendet një nga kështjellat të mëdhaja të Ilirisë së jugut të shekujt IV-III p.e.s. e cila njihet si Kështjella e Matohasajat. Vendndodhja e kësaj kështjelle, është midis malit të Gribës dhe luginës së Vjosës. Gjurmë të shumta arkeologjike, gjenden tek toponimet, Kroi Çale dhe Kroi i Madh.

Mezhgoran: Gjenden gjurmë për një vendbanim të hershëm tek Kshyra, bregu i Villës dhe tek Guri i Shkallës. Vende për të vizituar janë: Kroi i Erës, Kroi i Diellit dhe Kroi i Hënës, ku që tre tjera i përkasin tre kulteve pellazge.

Nivica: Njihet për një qendër banuese të kohës antike tek toponimi Ploda në veri të fshatit, ku janë gjetur skifosa, amfora, pjata, monedha, figura bronzi të shekullit të II-të p.e.s. ku paraqet Zeusin. Vendbanimi i hershëm me një kala antike të shekullit të II-II p.e.s, ka qenë rrëzë malit të Këndrevicës.

Peshtan: I përket një vendbanimi të hershëm, e cila ka qenë një qytezë ilire të shekullit të II-të p.e.s. Në afërsi të Dragotit, gjenden gjurmët e një ure të gurtë.

Progonat: Janë gjetur gjurmë arkeologjike të periudhës së antikitetit. Këto vendbanime, janë gjendur në Gradishtë dhe Shullë.

Rexhini: Është një vendbanim i hershëm, që i përket para erës sonë dhe tek Kroi i Zotërisë, janë gjetur qeramika, monedha, …etj.

Salaria: Vendbanim i hershëm, tek toponimi i quajtur Katund. Janë gjetur mbetje arkeologjike tek Shehi i Arrave, rruga e lashtë tek Shehi i Selës dhe Allkushaj.

Sinanaj: Vendbanim i hershëm në Trushnica dhe Luadhaj. Në Shuraj, janë gjetur mbetje arkeologjike dhe një tunel i nëndheshëm.

Turani: Me interes është kështjella e Zharrëzës e shekullit të IV, para erës sonë. Janë gjetur gjurmë arkeologjike në afërsi të çezmës së “Shën Gjergjit”, “Baltovina” dhe tek “Qafa Ferane”.

Veliqoti: Njihet si vendbanim i hershëm ku janë gjetur mbetje arkeologjike, në Trushnicë, Sheshin e Fierit, në Arxhenik, Mulovarfë dhe Sirokov. Në Arxhenik gjendet ujësjellësi që i përket Mesjetës së vonë.

Nuk e dimë, sesa oa kemi arritur qëllimit, për të dhënë edhe ne sadopak kontributin tonë modest, me anë të këtij shkrimi dokumentaro-orientues.

Edmond Ismailati dhe Enkeleida Fejzo