Ndoshta frymëzuar nga vala e nostalgjisë që risolli Nokia 3310-ta, Samsung ka sjellë një pajisje të fëmijërisë sonë, por në një version hi tech.
Kompania ka risjellë lapsin e famshëm Staedtler për të krijuar S Pen që duket si lajspi ikonik i Noris.
I dizenjuar për të punuar me Galacy Tab S3 dhe Galaxy Box, versioni dixhital i Noris është e reja që ka sjellë kompania në Konferencën Botërore të Celularëve.
Të dy identifikojnë 4.096 nivele presioni, dhe mund të përdoren për të krijuar shënime dixhitale dhe vizatojn në tabletët e rinj.
Noris dixhital ka bërë mjaft përshtypje, thjesht për faktin se duket si laps.
“Ne besojmë se mjeshtëritë e ngjashme, si shkrimi, vizatimi luajnë një rol të nevojshëm dhe plotësues në botën dixhitale. Me Noris dixhital për Samsung, Staedtler mund të ndërtojë një urë mes këtyre dy botëve”, thotë Staedtler.
Asnjë nga kompanitë nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë çmimi i tij.