Kryeministri Edi Rama, pas takimeve zyrtare në Nju Jork është surprizuar në hotel.
Aty, të dera e hotelit, është përballur me tre menaxhere, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilat e kanë ndalur Ramën për të bërë një foto.
Kryeministri jo vetëm ka bërë foto, por edhe një video, të cilën e ka postuar në Facebook.
“Vjen robi nga Shqipëria në hotel në Nju Jork dhe mu tek dera, ça gjen? Tre menaxhere nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që i thonë shqip: “A e bajm nji foto?”😁”-shkruan Rama.
E bëri Shqipërinë e madhe, Rama në Nju Jork. Me vajza, siç do donte!