Pak para se të marrë rrugën drejt Tiranës, ambasadorja e re amerikane për Shqipërinë, Yuri Kim, është takuar me njeriun më të fortë të Uashingtonit në rajon, Matthew Palmer.
Lajmin e jep Ambasada e SHBA në Tiranë, duke thënë:
“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”.