Kastriot Piroli nuk mund të zëvendësojë Armando Prengën në Parlament, pas kërkesës për lënien e mandatit nga deputeti i Lezhës.
Piroli, i cili pason listën e kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 2013-ës, rezulton të ketë edhe ai probleme me drejtësinë.
Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit.
Kastriot Piroli është dënuar me një vit e 6 muaj burg, që i është konvertuar me 18 muaj shërbim prove.
Ndërsa herën e dytë është dënuar me 6 muaj burg, të cilin e ka shlyer me periudhën e paraburgimit. Në të dyja rastet Apeli e ka shpallur fajtor, e për pasojë Kastriot Pireli është subjekt i ligjit të
Dekriminalzimit dhe nuk mund të zërë karrigen e lënë bosh nga Prenga. Sipas Kodit Zgjedhor, kandidati vijues në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës është Mirela Neli.
Por kjo e fundit e ka refuzuar njehere mandatin, dhe per pasoje i kalon LSI-se.