Në Tajlandë është miratuar legalizimi i kanabisit.
Ky shtet bëhet i pari vend aziatik që ndërmerr një hap të tillë, ndërsa lënda narkotike do të përdoret në mjekësi.
Parlamenti i Tajlandës e ka miratuar ligjin duke e quajtur si dhuratën e fundvitit për popullin tajlandez.
Përdorimi jomjekësor do të mbetet i paligjshëm dhe i dënueshëm.
Marijuana u përdor në Tajlandë si një ilaç tradicional, por u ndalua në vitet 1930.
Thuhet se ligji i ri do të lejojë vendin të përfitojë nga një industri që po zgjerohet me shpejtësi, e cila premton të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje si artriti, migrena dhe kanceri.