Mesa duket vendet e Amerikës Latine po ndjekin një tjetër metodë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Tashmë është Peruja vendi që do të lejojë daljen nga shtëpia në bazë të gjinisë.
Meshkujt do të lejohet që të dalin të hënave, të mërkurave dhe të premteve, por vetëm për të blerë gjërat më të rëndësishme. Femrat do të lejohen të dalin ditët e tjera, ndërkohë që e diela është vendosur që të jetë bosh pasi askush nuk do të lejohet të dalë.
Rregullat e reja i bëri publike Presidenti Martin Vizcarra ku tha se do të zgjasin deri më 12 Prill. Në Peru deri më tani janë regjistruar më shumë se 1.400 raste me koronavirus.
Edhe Panamaja një ditë më parë mori këtë masë, duke lejuar që në ditë të ndryshme të javës të lejojë të dalë nga shtëpia vetëm një gjini.