462 persona brenda 24 orëve kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,182 në Spanjë.
Referuar autoriteteve shëndetësore, theksohet se numri i të infektuarve në vend ka arritur në mbi 33 mijë persona, mes të cilëve, 2,355 persona vijojnë të jenë në kujdes intensiv.
8 nga 10 njerëz në kryeqytetin spanjoll Madrid do të infektohen me COVID-19, sipas presidentes të Rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso.
“Ata do të kenë simptoma të buta”, tha ajo, por shtoi se do të jetë një problem për atë pjesë të popullsisë që do preket nga ky virus, që është rreth 15% e njerëzve.
“Ky virus ka qenë në Spanjë për një kohë më të gjatë dhe në pjesën më të madhe, ai nuk do të lërë shenja të qëndrueshme. Por problemi është popullata e prekshme”, tha Díaz Asuyo në një intervistë për radion spanjolle.
El Pais, raporton se Spanja ka marrë një sërë masash për të ndaluar përhapjen e Covid-19, duke nisur që nga mbyllja e kufijve dhe deri tek izolimi i miliona njerëzve.
Kryeministri i vendit, Pedro Sanchez ka shpallur masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë dhe familjet spanjolle.
Ai, ka hedhur si mbështetje pothuajse 18 miliardë euro, rreth 1.5% të PBB-së.