Legjenda Roger Federer vazhdon të dominojë në tenis, duke fituar sot grand slemin e Australia Open, pas triumfit 3-2 në finale ndaj rivalit spanjoll Rafael Nadal (6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3 shifrat e pesë seteve).
Një finale magjike, që zgjati 3 orë e 38 minuta, mes dy ikonave të tenisit botëror.
Ky është grand slemi nr.18 i Federer, si askush tjetër, që fiton në Melburn për të pestën herë në karrierë.
Sfida finale mes dy miqve-rivalë ishte një spektakël i vërtetë, dy legjenda që rimorën skenën kryesore të tenisit botëror dhe treguan se nuk janë ende “pleq”.
Federer, 35 vjeç, rikthehet fitues në një turne të madh pas pesë vitesh (triumfi i fundit në Wimbledonm, 2012) dhe këtë gjë e bën duke mundur makthin e tij më të madh Nadal.