Nëse jeni në të 20-at tuaja dhe ju trajtojnë si një i rritur, ndërkohë që nuk ju pëlqen kjo gjë, keni të drejtë. Ekspertët thonë se ka disa arsye pse një 20-vjeçar nuk sillet apo nuk vepron si një i rritur.
Studiuesit kanë thënë se një person nuk mund të jetë totalisht i formuar përpara moshës 30-vjeçare. Aktualisht ligji në shumicën e botës thotë se një person konsiderohet i rritur pasi të mbushë 18 vjeç. Shkencëtarët që studiojnë trurin dhe sistemin nervor thonë se mosha në të cilën konsideroheni si i rritur, është ndryshe për të gjithë. Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit e moshës 18-vjeçare ende po kalojnë ndryshime në tru, të cilat mund të ndikojnë në sjellje.
Profesor Peter Jones, nga Universiteti i Kembrixhit, tha se “duhet të kemi një përkufizim se kur lëvizim nga fëmijëria në moshë madhore.” “Është një tranzicion shumë më i nuancuar që ndodh gjatë tre dekadave”, tha ai.
Kur të arrini në 18 vjeç, ju mund të votoni, blini alkool, merrni një hipotekë dhe gjithashtu trajtoheni si i rritur nëse keni probleme me policinë. Pavarësisht nga kjo, Profesor Jones thotë se gjyqtarët me përvojë penale e njohin dallimin midis një të pandehuri 19-vjeçar dhe një krimineli në të tridhjetat e tij.