Një hipotezë mjaft interesante u ngrit nga fansat e Elvana Gjatës, të cilët thanë se këngëtarja shqiptare do të përfaqësojë një tjetër shtet në festivalin e “Eurovizionit”.
Sipas tyre Elvana ishte e përzgjedhur nga shteti i San Marino-s dhe ata këtë vit do të përfaqësohen nga artistja shqiptare me këngën “Me tana’.
Por burime pranë këngëtares u shprehën për Anabel.al se “nuk është e vërtetë që Elvana ka marrë një ftesë”. Burimi shtonte se edhe Elvana është habitur nga lajmi që po qarkullon.
Mesa duket fansat janë nisur nga një lajm i mediave të huaja ku thonë se një shqiptare është përzgjedhur për të përfaqësuar këtë shtet të vogël.
Por, në lajmin e tyre nuk përmendet emri i Elvanës, sipas tyre këngëtarja shqiptare e përzgjedhur nga San Marino, është Inis Neziri.
Vajza e talentuar shqiptare, e cila ka korrur shumë suksese së fundmi me sa duket do të përfaqësojë këtë shtet të vogël në festivalin e madh.
Megjithatë, edhe mediat e huaja e kanë lënë ende me pikëpyetje, prandaj asgjë nuk është zyrtare.
Sipas një postimi të bërë në Instagram nga “Oikotime” Inis është takuar me personat përkatës dhe ata kanë ardhur në Tiranë për të folur për detajet me këngëtaren shqiptare.