Extra Pas krizës në çift, Justin Timberlake and Jessica Biel po ndjekin terapi

Pas krizës në çift, Justin Timberlake and Jessica Biel po ndjekin terapi

Në dhjetor, Justin Timberlake pretendoi se ishte i pirë kur u kap mat duke shtrënguar duart me kolegen e tij Alisha Wainwright në New Orleans.

Incidenti gjeneroi më shumë lajme dhe kritika ndaj Justin-it, duke u cilësuar si një tradhtar.

Ai kërkoi falje publikisht dhe u duk sikur çështja u mbyll me kaq, por jo.

Sipas një raporti të ri të Us Weekly, Jessica dhe Justin kanë ditët e tyre të mira dhe ditët e këqija, siç ndodh me shumë çifte.

Ata kanë vendosur të shkojnë në terapi për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë sërish.

“Justin e di saktësisht atë që Jessica dëshiron të dëgjojë për të lehtësuar çdo stres. Ata besojnë se është konstruktive për marrëdhëniet e tyre … ai është duke u përpjekur për më të mirën për ta provuar veten e tij”.