Politika “Nuk është frikacak të fshihet pas listave të mbyllura”, Kryemadhi: Vota ime...

“Nuk është frikacak të fshihet pas listave të mbyllura”, Kryemadhi: Vota ime do shkojë për Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka deklaruar se do të mbështesë Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht faktit që është në proces divorci me Presidentin e Partisë së Lirisë.

“Jam këtu si deputete dhe si një nga themelueset e LSI. Gjithmonë kam marrë mandate në zonat më të vështira. Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën, si kreu i PL dhe si një nga njerëzit kryesorë të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri. I bëj thirrje miqve të mi ta mbështesin”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur edhe në lidhje me marrëdhënien personale me Metën: “Për Metën nuk është dashuri shpirtërore apo emocionale, është respekt politik. Pavarësisht marrëdhënies time me Ilir Metën që ka mbaruar. Kur të dalë mund të pi kafe me Metën, por marrëdhëniet personale me të janë të përfunduara. Në aspektin politik, Monika Kryemadhi nuk është si të tjerat, inatin e nxjerr në mënyra të tjera, jo në politikë. Politika është vlerë, princip, parim. Monika Kryemadhi ka respekt politik për Ilir Metën dhe veprimi i tij për të kandiduar në listë të hapur, tregoi se është burrë shteti dhe nuk është frikacak të fshihet pas listave të mbyllura. Është një njeri që merr përsipër, që nëse nuk më votojnë, nuk kam pse të jem në Parlament. Një nga arsyet pse ka vendosur emrin në listë, është se e dinte që vota e PL nuk do të shkonte te opozita me dy kandidatura në listë dhe për t’i dhënë maksimumin e votave, e vuri në listë”, u shpreh Kryemadhi.