Aktualitet Nuk ka autorizimin për të lëvizur, tenton të shmang patrullën, kapet i...

Nuk ka autorizimin për të lëvizur, tenton të shmang patrullën, kapet i kërkuari me 16 vjet burg

Ishte fshehur me kohë forcave të rendit, i dënuar me 16 vjet burg, por bëri një gabim fatal, nuk kishte autorizimin për të ecur në rrugë.

Duket një skenar filmi tragjikomik, por është ajo që ka ndodhur vërtet në zonën e plazhit të Durrësit, ku një 41-vjeçar është vënë në pranga. Dinamika e ngjarjes është e pazakontë, sepse personi fillimisht u ndalua thjesht për kontrollin e autorizimit për lëvizje, që tashmë për shkak të koronavirusit çdo qytetar duhet të ketë me vete.

Por i kërkuari jo vetëm që nuk pranoi të tregonte dokumentet, por i iku me vrap patrullës, që e kapi disa momente më vonë.

Në ambientet e rajonit , forcat e rendit vetëtuan identitetin e 41-vjeçarit, jo pa habi. Bëhej fjalë për të kërkuarin Verjon Menaj, i dënuar me pothuajse 16 vite burg për trafikim të miturish dhe falsifikim dokumentesh.

Po në Durrës një tjetër i kërkuar ka rënë në pranga me të njëjtën dinamikë, shtetasi I.P, 31-vjeçar, i kërkuar për një plagosje me sende të forta ndaj një shtetasi tjetër.