Një grua 26-vjeçare punësoi një DJ 23 vite më në moshë, 49-vjeç, që të ishte DJ i dasmës. Por nuk priste që të dashurohej me të.
Neni Megan Uillis nga Baltimora e SHBA-ve, kishte udhëtuar te e motra e saj, ku u njoh me Mark Stounin, një DJ, me të cilin ra në ujdi që ai të punonte në dasmën e saj.
Një vit më pas, martesa nisi të ketë vështirësi dhe Neni u kthye prapë te motra e saj, për t’i qarë hallin e për të marrë pak mbështetje.
E motra e çoi te lokali ku Marku punonte si DJ. U përshëndetën, biseduan, u pëlqyen dhe tetë muaj më vonë janë zyrtarisht bashkë.