Aktualitet Nxori në pritë shokun e fëmijërisë, dënohet me 21 vite burg Mikel...

Nxori në pritë shokun e fëmijërisë, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.

42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Alinë me 32 vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar iu ul një e treta dënimit.