Extra Çështja e çuditshme e makinës së parkuar në të njëjtin vend prej...

Çështja e çuditshme e makinës së parkuar në të njëjtin vend prej 47 vitesh

Një makinë e braktisur, e parkuar prej 47 vitesh në një rrugë në Veneto të Italisë është kthyer në një pikë referimi duke tërhequr turistë dhe vizitorë nga i gjithë vendi.

Angelo Fregolent, tani 94 vjeç, e parkoi Lancia Fulvia 1961 jashtë dyqanit të gazetave që kishte me gruan e tij, Bertilla Modolo në Conegliano, Italinë verilindore, në vitin 1974.

“Unë kisha dyqanin e gazetave poshtë shtëpisë për 40 vjet së bashku me gruan time Bertilla, dhjetë vjet më e re se unë. Kur hapa biznesin, isha i lumtur që e kisha Lancia Fulvia të parkuar përpara, sepse gazetat në fillim i shisja në bagazhin e makinës”, tregon Fregolent.

Pasi çifti doli në pension, ata e lanë makinën në të njëjtin vend dhe që atëherë ajo është bërë pjesë e qytetit piktoresk.

Turistët dhe banorët vendas filluan të bënin foto dhe selfie me makinën e vjetër, duke e bërë atë një atraksion turistik pasi fotot u bënë virale në rrjetet sociale.

Megjithatë, pas gati pesë dekadash, zyrtarët e qytetit vendosën të hiqnin makinën. Ajo u transferua më 20 tetor në Motorshoe Auto në Padova, rreth 53 milje larg. Aty, makina ishte e ekspozuar krahas makinave klasike.

Më pas u dërgua në një servis për t’u restauruar dhe për të rregulluar dëmtimet nga 47 vitet e qëndrimit jashtë.

Pasi të jetë restauruar plotësisht, makina do të vendoset jashtë një shkolle pranë shtëpisë së Fregolent dhe Modolo, në mënyrë që ata të mund të shikojnë ndërsa turistët vazhdojnë të vizitojnë atraksionin lokal.

Fulvia shquhet për rolin e saj në botën e motorsportit pasi fitoi Kampionatin Ndërkombëtar Rally në 1972.