Kryesore OBSH: SHBA mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit

OBSH: SHBA mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit

Numri i personave të prekur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u rritur me ritme mjaft të shpejta.

Deri tani, në SHBA janë konfirmuar mbi 46 mijë persona, ndërsa të hënën, u shënuan mbi 100 viktima, duke vendosur rekord të zi që prej shpërthimit të epidemisë në këtë vend. Në total në SHBA deri tani janë 582 të vdekur dhe 295 të shëruar.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se në 24 orët e fundit, 85 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë regjistruar vetëm në Evropë dhe në SHBA.

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara mund të jenë epiqendra e radhës e koronavirusit, i cili u ka marrë jetën deri tani mbi 17 mijë personave në të gjithë botën.