Aktualitet OFL kërkon burimin e pasurisë së 4 të dënuarve në Berat

OFL kërkon burimin e pasurisë së 4 të dënuarve në Berat

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim 4 personave për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Blerim Vrapi banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Agron Bardhoshi banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;

Rexhep Spata banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe Lorenc Hoxha (Kanani) banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.