Efektivët EOD të batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, zbuloi municione në Bradashesh të Elbasanit.
Bëhet fjalë për 100 predha artilerie, të cilat janë transportuar për në poligonin ku do të bëhet asgjësimi i tyre.
Në operacion asistuan efektivë të Policisë së Shtetit.
Kërkesa për ndërhyrje u be nga Prefekti i Elbasanit menjëherë pasi predhat u konstatuan në afërsi të lumit.