Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Rucit, “opozita e re” ka kërkuar një interpelance urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Grupi i deputetëve të rinj kërkojnë sqarime për grabitjen e shumës së parave në territorin e aeroportit “Nënë Tereza” të martën e 9 prillit.
Ata kërkojnë shpjegime të detajuara për planin e masave të marra për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, si dhe zbatimin e legjislacionit për ruajtjen e rendit publik.
Kjo interpelancë urgjente do të parashtrohet nga deputeti Ralf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet nga deputeti Myslym Murrizi.