Mesut Ozil i dorëzoi presidentit Erdogan ftesën për dasmën e tij gjatë një takimi mes tyre në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.
Ozil shoqërohej në këtë takim dhe nga e fejuara e tij Amine Gulse, “Miss Turqia” në vitin 2014, aktore dhe modele.
Një takim i ngjashëm mes tyre afro dy vite më parë në Londër, shkaktoi një reaksion futbollistiko-politik.
U desh paraqitja e dobët e përfaqësueses gjermane në Botërorin e Rusisë, që Ozil të sulmohej nga oponionin vendas për raportin e tij me Erdogan, gjë që çoi në aktin e dorëheqjes nga ekipi kombëtar.
Tashmë, i lirë nga kjo “përgjegjësi”, turku i Arsenalit e fton presidentin e vendit të origjinës në dasmën e tij.