Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për padinë që i ka bërë kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se padia është plotësisht e pabazuar, ndërsa thotë se “kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”.
Reagimi i Haradinajt
Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.