Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë në rrjetet sociale spërkatjen me bojë nga Edi Paloka seancën e sotme të Kuvendit.
Kreu i qeverisë ka postuar edhe videon e momentit kur nënkryetari i PD i hedh atij bojë përmes një shiringe duke i lënë shenja në ballë, pjesën e fytyrës, mjekër dhe xhaketë.
Postimi i Ramës:
“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës????