Ekipi i kategorisë së katërt angleze, Colchester United, shkaktoi surprizën e madhe në Carabao Cup duke eliminuar Tottenhamin pas goditjeve të 11-metërshave.
Por, vëmendjen e tërhoqi Jevani Brown, sulmuesi i skuadrës modeste i cili u turpërua nga “Panenka” më e shëmtuar që është parë ndonjëherë në histori.
Brown vendosi të mposhte portierin e Tottenham me një parabël, por i dha aq pak fuqi goditjes sa portieri pati kohë që të hidhej, të ngrihej dhe të largonte me njërin grusht topin që po vinte drejt tij.
Worst penalty ever but Colchester beat Spurs! pic.twitter.com/ICVxulepgE
— Peter Mcpartland (@PED7) September 24, 2019