Si kurrë më parë në një shesh dhe katedrale të zbrazët në kremtimin e Natës së Pashkëve, Papa Françesku bëri thirrje që të mos biem pre e frikës duke dhënë mesazhe shprese.
“Në agim gratë shkuan në varr. Atje engjëlli u thotë mos kini frikë. Ai nuk është këtu; sepse është ringjallur. Ato dëgjuan fjalët e jetës edhe qëndruan përpara një varri … dhe pastaj takuan Jezusin, dhënësi i të gjithë shpresës, i cili thotë:” Mos ki frikë”. Ky është mesazhi i shpresës. Sot ai drejtohet tek ne. Mos ki frikë, këto janë fjalët që Zoti na përsërit këtë natë“, tha Papa.
Ati i Shenjtë inkurajoi njerëzit të jenë “lajmëtarë të jetës” dhe të mos i japin fund shpresës.
“Gjithçka do të shkojë mirë, le ta themi me këmbëngulje gjatë këtyre javëve. Zoti është më i madh. Errësira dhe vdekja nuk kanë fjalën e fundit”, theksoi Papa Françesku.
Papa Bergoglio pohoi se kjo ishte dita “më e errët, dita e heshtjes së madhe”, duke lidhur kujtimin e Pashkëve me tronditjen që bota po pëson nga pandemia e koronavirusit.
Por mesazhi i Papës kishte edhe një mesazh shpresëdhënës. “Kemi nevojë të rimëkëmbemi, të kujtojmë se lindim dhe rilindim nga një thirrje dashurie të sinqertë. Nga këtu duhet të rifillojmë gjithmonë, sidomos në periudha krize”, tha kreu i Kishës Katolike.
Papa i bëri thirrje ithtarëve që të zgjedhin gjithmonë jetën. “Jemi motra dhe vëllezër, duhet të sjellim këngën e jetës, të zhdukim klithmat e luftës! Kemi nevojë për bukë, dhe jo armë, kemi nevojë të hapen zemrat e atyre që kanë, për të mbushur duart e atyre që nuk kanë asgjë”, ishte apeli i Papës, i lidhur drejtpërdrejt me gjithë botën, por i vetëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan meshën për vigjiljen e Pashkëve.
Mesha e së Dielës së Pashkëve ku Papa dërgon bekimin e tij Urbi dhe Orbi zakonisht tërheq deri në 100,000 njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit. Këtë vit, ajo do të mbahet brenda kishës me një kongregacion simbolik me më pak se 20 njerëz.