“Në këto ditë të vështira mund të bëjmë gjeste të vogla e konkrete me të afërmit tanë njerëzve që i duam: një përkëdhelje gjyshërve tanë, një puthje fëmijëve tanë. Gjeste të rëndësishme e vendimtare. Në ditë si këto nuk shkojnë kurrë dëm”, shprehet Papa Françesku nga Vatikani teksa ndjek nga afër lajmet për urgjencën e koronavirusit. Dy ditë më parë, ai shkoi në Santa Maria Maggiore dhe në kishën e San Marcello al Corso për t’u lutur, thotë “La Repubblica”, së cilës i ka treguar në një intervistë ç’ka mësuar nga gjithçka po ndodh.
Atë i Shenjtë, çfarë kërkuat teksa luteshit në dy kishat romane?
“Unë i kërkova Zotit që të ndalonte epideminë: Zot, ndaloje atë me dorën tënde. Për këtë u luta.”
Si mund të mos çohen dëm këto ditë të vështira?
“Ne duhet të gjejmë thelbin e gjërave të vogla, vëmendjen ndaj atyre përreth nesh, familjes, miqve. Duhet të kuptoni se në gjëra të vogla ekziston thesari ynë. Gjeste në dukje të parëndësishme, të cilat ndonjëherë humbasin në anonimitetin e jeta së përditshme, butësia, dashuria, dhembshuria, në të vërtetë janë vendimtare e të rëndësishme, për shembull: një pjatë e nxehtë, një përkëdhelje, një përqafim, një telefonatë… Gjeste që na tregojnë se jeta ka kuptim dhe se ka unitet e komunikim midis nesh”.
Pse a nuk është kjo mënyra jonë e jetesës?
“Ndonjëherë ne komunikojmë vetëm virtualisht midis nesh, ndërkohë që duhet të zbulojmë një afërsisë të re. Një marrëdhënie konkrete e ndërtuar nga vëmendja dhe durimi. Shpesh familjet në shtëpi hanë së bashku në një heshtje të madhe, e cila nuk ka dëgjim të ndërsjellë. Prindërit shikojnë televizion ndërsa hanë dhe fëmijët janë në telefon. Ata duket më tepër si murgj të izoluar nga njëri-tjetri. Ky nuk është komunikim. Dëgjimi është i rëndësishëm, sepse ndihmon për të kuptuar nevojat e tjetrit, lodhjen, dëshirat. Ekziston një gjuhë e e gjesteve konkrete që duhen ruajtur. Sipas mendimit tim, dhimbja e këtyre ditëve kësaj konkretësie duhet t’i hapet”.
Shumë njerëz kanë humbur të dashurit, shumë të tjerë po luftojnë në vijën e parë për të shpëtuar jetë të tjera. Çfarë mund t’u thoni atyre?
“Falënderoj këdo e jep veten në këtë mënyrë për të tjerët, duke u bërë shembulli më i mirë i kësaj konkretësie. Dhe unë kërkoj që të gjithë të jenë afër atyre që kanë humbur të dashurit, duke u përpjekur t’i shoqërojnë në të gjitha mënyrat e mundshme. Ngushëllimi duhet të jetë tani një angazhim për të gjithë. Në këtë kuptim, më bëri shumë përshtypje artikulli i Fabio Fazio për gjërat që ka mësuar këto ditë”.
Çfarë në veçanti?
“Shumë pasazhe, por në përgjithësi fakti që sjelljet tona prekin gjithmonë jetën e të tjerëve. Ai ka të drejtë, për shembull, kur thotë: “Është e qartë se ata që nuk paguajnë taksat kryejnë një krim: nëse nuk ka shtretër e respiratorë është edhe gjithashtu faji i tij”. Kjo më ka bërë shumë përshtypje”.
Kush nuk beson si mund të ketë shpresë në ditë të tilla?
“Të gjithë janë fëmijë të Zotit dhe shikohen prej tij. Edhe ata që nuk e kanë takuar ende Zotin, ata që nuk e kanë dhuratën e besimit, mund të gjejnë rrugën e tyre atje, në gjërat e mira në të cilat besojnë: ata mund të gjejnë forcë në dashuri për fëmijët e tyre, për familjen, për vëllezërit. Dikush mund të thotë: “Unë nuk mund të lutem sepse nuk besoj.” Por në të njëjtën kohë, megjithatë, ai mund të besojë në dashurinë e njerëzve përreth tij dhe të gjejë shpresë atje”.