“Të shpëtojë kush të mundet, nuk është kjo zgjidhja. Në vend që të pushoni njerëz nga puna, ju duhet të mirëprisni dhe t’i bëni njerëzit të mendojnë se shoqëria është në solidaritet”.
Ky është mesazhi i Papa Françeskut për bizneset.
Papa ka folur në programin spanjoll “Lo de Evole”, në La Sexta.
Nëse flasim për vështirësitë e kompanive, në lidhje me krizën e koronavirusit, “punonjësit janë ata që kanë vështirësitë më të mëdha. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për këto realitete”, tha papa në një lidhje me Skype me gazetarin katalanas dhe mikun e tij, Jordie Evole.